Bismilah...

Autor: Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/ar/node/13610

 

 

Pyetje: Allahu të dhëntë mirësi o Shejkh. Çfarë gjykimi ka thënia “in shaa’ Allah” (në dashtë Allahu) kur bën du`a, për shembull të thuash: in shaa` Allah të bëhet filani me djalë! A hyn kjo te fjala që Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – ka ndaluar të thuhet kur bëhet du`a: “O Allah më fal po deshe!” dhe ai urdhëroi që të thuhet “amiin”? Apo thënia “amiin” është e veçantë për atë që dëgjon du`anë?

 

Përgjigje: Po, Pejgamberi – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem – ka ndaluar që të thuhet “O Allah më fal po deshe!”, “O Allah më mëshiro po deshe!” por duhet të jesh i vendosur në atë që kërkon, sepse Allahun – Subhanehu ue Te’ala – nuk e detyron dot askush. Prandaj, nuk duhet të thuhet “in shaa` Allah” kur njeriu bën du`a për veten e tij ose për vëllanë e tij ose për ndonjë Musliman tjetër. Ai duhet të bëjë du`a me vendosmëri, të mos ngurrojë kur lutet, sepse fjala “in shaa’ Allah” është përjashtim (i dëshirës së atij që bën du`anë). Kjo fjalë përmban përjashtim (për dëshirën e atij që bën du`anë) dhe nuk ka në të vendosmëri (në atë që kërkon kur bën du`a), prandaj duhet të lihet kjo fjalë.

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Alban Malaj