Autor: Muhammed Nasiruddin el-Albani (1419 h.)
Burimi: Fetaua Xhiddeh, 26
Pyetje: Një grua u martua me një djalosh duke menduar se ai ishte i kapur pas Sheriatit fisnik dhe duke menduar se ai është selefi, pastaj u zbulua se ai është bidatxhi, kurse i Dërguari, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Çdo bidat është devijim dhe çdo devijim e ka përfundimin në Zjarr.” Kjo grua a ta vazhdojë martesën me të duke e ditur devijimin e tij apo të ndahet nga ai? Çfarë këshille keni ju?
Përgjigje: Nëse çështja është në dorën e saj, ajo duhet ta lë atë. Porse i Dërguari, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “...por shkurorëzimi është në dorën e atij (burrit) që e ka martuar gruan.” Ajo e ka detyrë që të kërkojë shkurorëzim prej tij nëse do që të shporret nga ai dhe bidati i tij.
Përktheu: Jeton Shasivari