Pyetje: A lejohet të hash mishin e gatuar për ditëlindjen e Profetit, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem?
Përgjigje: Jo! Kjo është bidat dhe është një festë e shpikur; ngrënia e mishit të kafshës që është therur për një festë të shpikur, nuk lejohet. Gjithashtu, edhe ushqimi i gatuar për këtë festë është haram, sepse ajo është bërë që të ringjallet dhe të madhërohet bidati. Kështu që, nuk lejohet të marrësh pjesë në këtë festë dhe nuk lejohet të hash nga ushqimi i tyre dhe mishin që kanë gatuar ata, sepse po more pjesë në atë festë, kjo do të shërbejë si inkurajim dhe përkrahje për ta, dhe si aprovim nga ana jote për veprën që ata bëjnë.
Përktheu: Jeton Shasivari