Bismilah...

Shejkh Ahmed en-Nexhmi

Pyetje:

Allahu ju dhëntë mirësi, ky po pyet dhe thotë: “Cili është gjykimi për atë që nuk e lexon Suren el-Fatiha gjatë namazit që lexohet me zë?"

Përgjigje nga Shejkh Ahmed en-Nexhmi (rahimehullah):

Duke u bazuar në fjalën më të saktë është se namazi i tij është i pavlefshëm dhe nëse ai e braktis leximin në disa rekate, atëherë ato rekate janë të pavlefshme.

Duke qenë i vetëdijshëm për atë se ka mospajtime në namazet që lexohet me zë.

Disa njerëz të dijes thonë se nuk është obligim, leximi i el-Fatihasë nuk është obligim në namazet që lexohet me zë. Sepse imami lexon me zë për atë namaz. Dhe atë hadith që ua përmenda juve, e që transmetohet nga Ubade bin Samit, siç e tregova pak më parë, e ai hadith është se Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e fali sabahun, kështu që u ngatërrua në leximin e Kuranit, andaj ai tha:

“Ndoshta ju lexoni bashkë me Imamin tuaj.” Ata thanë: “Po, ne lexojmë.” Ai tha: “Mos veproni kështu përveçse me Hapësen (Suren el-Fatiha) e Librit, sepse vërtet nuk ka namaz ai që nuk e lexon atë.”

Ky hadith është i shkoqitur dhe i qartë që patjetër të lexohet el-Fatiha.

Gjithashtu, fjala e Ebu Hurejrës (radijAllahu anhu), kur një njeri i tha atij, e ai tha: “Lexoje atë në vete o Farisi.”

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari