Bismilah...

Autor: Shejkh Muhamed Ibën 'Umer Bazmul

Burimi: http://www.bazmool.com/fatawa/

Pyetje: Allahu u dhëntë mirësi! Një imam pyet se ishte bërë xhunub dhe do falej namazi me xhemat, por nuk mjaftonte koha për të marrë gusl, nga frika se mos e humbte namazin me njerëzit dhe ishte koha e ftohtë, kështu që mori tejemum dhe fali namazin e akshamit si imam, duke marrë parasysh se ikameti thirret 10 minuta pas ezanit, pastaj qëndroi në xhami dhe fali me njerëzit namazin e jacisë dhe nuk u largua midis dy namazeve që të merrte gusl - edhe pse koha ishte e mjaftueshme - nga frika se mos sëmurej apo vdiste, nëse kthehej prapë të falte namazin e jacisë. Pra, cili është gjykimi i dy namazeve që fali? Allahu ua shpërbleftë me të mira.

Përgjigje: I lejohet muslimanit të marrë tejemmum, nëse ka frikë se po mori gusl do sëmuret dhe ka frikë nga i ftohti i madh - elhamdulilah- dhe për këtë është argument ajo që është transmetuar nga Amr ibnul 'Aas – radijAllahu anhu- rreth kësaj. Nga Amr ibnul 'Aas - radijAllahu anhu - transmetohet se ka thënë:

"U bëra xhunub në një natë të ftohtë, në betejën e Dhatus-Selaasil dhe kisha frikë se po të merrja gusl, do të vdisja, prandaj mora tejemum dhe fala sabahun me shokët e mi." Ia përmendën këtë Pejgamberit - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - e ai tha:

يا عمرو، صليتَ بأصحابك وأنت جُنُب؟

"O Amr u fale me shokët e tu duke qënë xhunub?

Kështu që, e njoftova për atë që më ndaloi nga marrja gusl dhe i thashë: E kam dëgjuar Allahun - Azze ue Xhel-le - të thotë:


وَلاَ تَقْتُلوا أنْفُسَكُمْ إنَّ اللهَ كَانَ بِكُمْ رَحِيماً

"E mos i vrisni vetet tuaja, vertet Allahu është i Mëshirëshëm ndaj jush." [en-Nisaa, 29]

Atëherë qeshi i Dërguari i Allahut - sal-lAllahu aljehi ue sel-lem - dhe nuk tha gjë." E transmeton Ebu Daudi dhe ai është hadith hasen. Dhe Allahu e di më së miri.

Dhe më e sakta është se tejemumi e largon papastërtinë, prandaj lejohet që të falet namazi i ardhshëm me të, për aq kohë sa nuk e ka prishur e i zhvlerësohet tejemumi dhe e ka detyrë që ta përsërisë atë, nëse është gjendja ashtu siç u tha. Dhe Allahu është dhënësi i suksesit.

Përktheu: Umm 'Akil