Autor: Shejkh Muhamed Ibën ‘Umer Bazmul
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=150264
Pyetje: Kur lejohet bashkimi i namazeve për atë që nuk është udhëtar?
Përgjigje: Lejohet bashkimi i namazeve për atë që nuk është udhëtar, në tri raste:
E para: kur bie shi.
E dyta: nga frika.
E treta: nga vështirësia.
Dhe argumenti për këto tri raste është hadithi që ka transmetuar Muslimi, me numër (705), nga Se’ijd Ibën Xhubejr, nga Ibën ‘Abbasi, i cili ka thënë:
“E bashkoi i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – namazin e drekës me të ikindisë dhe namazin e akshamit me të jacisë, në Medine, pa patur ndonjë frikë dhe pa rënë shi.” Ai tha: “Unë i thashë Ibën ‘Abbasit: “Përse e bëri këtë?” Ai tha: “Që të mos e mundojë Umetin e tij.”
Kurse në një transmetim tjetër qëndron: I thanë Ibën ‘Abbasit: “Çfarë e shtyri që ta bënte këtë?” Ai tha: “Që të mos e mundonte Umetin e tij.”
Kjo tregon se për shkak të frikës dhe shiut bashkohen namazet, dhe se vështirësia është prej atyre gjërave që janë shkak për lejimin e bashkimit mes namazeve.
Dhe Allahu e di më së miri.
Përktheu: Alban Malaj