Bismilah...

 

 

Autor: Shejkh Muhamed Nasirud-Din el-Albani
Burimi: Silsiletul-Ehadithis-Sahiha (n. 1388)


 

“Ibn Sa’id ka transmetuar në shtojcat e tij tek ez-Zuhd [të Abdullah Ibn Mubarakut] (159/1) nga el-Keuakib (575, n. 31, botimi Indian): Muhamed ibn Jezid, Ebu Hisham er-Rifa’i na ka transmetuar: Hafs Ibn Gijath na ka transmetuar: nga Ebu Malik, dhe ai është Sa’d Ibn Tarik el-Eshxhe’i: nga Ebu Hazim: nga Ebu Hurejra i cili ka thënë:

“I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) kaloi pranë një varri në të cilin ishte varrosur kohët e fundit një person dhe tha:

Reka’atani khafijfetani mimma tahkirune ue teneffelune jezijduhuma hadha – jushiru ila kabri – fij ‘amelihi ehabbu ilejhi min bekijjeti dunjakum.

Dy rekate të lehta që ju do t’i konsideroni si diçka të vogël dhe që i falni si diçka shtesë; sikur ai – [dhe bëri me shenjë kah varri i tij] – të kishte mundësi që t’i shtonte ato tek veprat e tij, kjo do të jetë më e dashur për të sesa(të ketë) gjithçka në botën tuaj.

Shejkhul-Albani tha: Ibn Sa’d ka thënë: “Ky është një hadith me një zinxhir të vetëm i cili është hasen.” Unë them (Shejkhul-Albani): Transmetuesit e tij janë të besueshëm, që të gjithë ata janë transmetues të Muslimit, me përjashtim të këtij transmetuesi er-Rifa’i kundër të cilit kanë folur disa prej tyre. El-Hafidh ka thënë: “Ai nuk është i fortë… Bukhari ka thënë: I pashë ata të gjithë njëmendje që ai është i dobët.” Unë them (Shejkhul-Albani): Megjithatë, ai nuk është i vetmi që e transmeton atë, pasi Ebu Nu’ajmi e ka transmetuar atë në Akhbar Asbahan (2/225) dhe poashtu Taberani në el-Euset (n. 907) nëpërmjet dy zinxhirëve të tjerë transmetimi nga Hafs Ibn Gijath që ai na e transmetoi atë neve.

Unë them: Dhe ky është një zinxhir transmetimi sahih sipas kushteve të Muslimit, kështu që hadithi është Sahih nëpërmjet këtij zinxhiri, dhe të gjitha lavdërimet më të përsosura janë për Allahun. Kurse el-Mundhiri ka thënë në et-Tergijb (1/146): “Taberani e transmetoi atë me një zinxhir hasen, kurse Hejthemi ka thënë, “Transmetuesit e tij janë të besueshëm.””

 

 

Përktheu Alban Malaj