Bismilah...

Autor: Shejkh Muhamed ibën Salih el-Uthejmin

Burimi: Mexhmu’u Fetaua ue Resail, 11/121

 

 

Nëse gjenden plagë në gjymtyrët e abdesit, atëherë ajo ka disa grada:

E para: që plaga të jetë e zbuluar, dhe larja e saj nuk e dëmton atë. Në këtë rast, ai e ka detyrë ta lajë nëse është në një vend që lahet.

E dyta: që plaga të jetë e zbuluar, dhe larja e dëmton plagën. Në këtë rast, ai e ka detyrë t’i jap mes’h, pa e larë atë.

E treta: që plaga të jetë e zbuluar, por larja dhe mes’hi e dëmtojnë atë. Në këtë rast, atij i lejohet të marr tejemum.

E katërta: që plaga të jetë e mbuluar me leukoplast apo të ngjashme me të, për të cilën ka nevojë. Në këtë rast, ai i jep mes’h kësaj dhe nuk ka nevojë ta lajë atë gjymtyrë e as të marrë tejemum.

 

 

Përktheu: Jeton Shasivari