Autor: Komisioni i Përhershëm për Fetva
Burimi: Fetaua Lexhneti Daimeh, vëll. 5, fq. 318, nr. i fetvasë 21139
Pyetja e gjashtë: Kjo mënyrë e duasë hapëse të namazit: “Allahu Ekber kebiira” tre herë, “ElhamduliLahi kethiira” tre herë, dhe “SubhanAllahi bukraten ue esiila” tre herë, a është e saktë apo mjafton të thuhet nga një herë çdonjëra prej tyre? A duhet patjetër të themi mbas saj “E‘uudhu bil-Lahi minesh-shejtanir-raxhiim, min nefkhihi ue nefthihi ue hemzihi,” apo jo?
Përgjigje: Është vërtetuar se prej duave hapëse të namazit është të thuash:
اللَّهُ أَكْبَرُ كَبِيرًا، وَالْحَمْدُ لِلَّهِ كَثِيرًا، وَسُبْحَانَ اللَّهِ بُكْرَةً وَأَصِيلًا
Allahu Ekber kebiira, uel-hamdu lil-Lahi kethiira, ue SubhanAllahi bukrateu-ue esiila
“Allahu është më i Madhi, përmenda dhe madhërova më të Madhin. Lavdia dhe falënderimet e shumta i takojnë vetëm Allahut. I Pastër nga të metat është Allahu, në mëngjes dhe në mbrëmje (në çdo kohë).”
Nga një herë, pa e përsëritur. Pas kësaj, është ligjëruar që falësi i namazit të lexojë Kur'an. Pra, fillon me Isti‘adhen (E‘uudhu bil-Lahi minesh-shejtanir-raxhiim), më pas me Besmelen (Bismil-Lahir-Rahmanir-Rahiim) dhe më pas me Fatihan.
Komisioni i Përhershëm për Kërkime Akademike dhe Fetva:
Anëtar: Bekër Ebu Zejd
Anëtar: Salih el-Feuzan
Anëtar: Abdullah bin Gudejan
Kryetar: Abdul-Aziz bin Abdullah Al Shejkh
Përktheu: Servet Mata