Bismilah...

Autor: Sulejman bin SelimuLlah er-Rruhajli

Burimi: https://bit.ly/2YCWBgA

 

Pyetje: Muslimanët që jetojnë në vendet ku lejohet falja e namazit nëpër xhami (gjatë pandemisë së koronës), me kusht që të mbahet distancë midis namazlive, pyesin rreth gjykimit të faljes së namazit në një gjendje të tillë.

Përgjigje: Në parim namazlitë duhet të jenë të bashkuar në saf dhe sipas shumicës së dijetarëve, është i urryer të falet namazi në safin e shkëputur. Mirëpo në këtë rast, për shkak të nevojës, bie gjykimi i të qënit i urryer. Dhe kjo është nevojë e jashtëzakonshme, prandaj lejohet falja e namazit me distancë, me kusht që në saf të jetë më shumë se një person.

 

Përktheu: Umm 'Akil