Bismilah...

Autor: Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: Fetaua Nurun ‘ala Derb, vëll. 1, fq. 202

 

Pyetje (182):

Pyetësi me inicialet A. S. i cili është nga Egjipti dhe banon në Rijad thotë në pyetjen e tij: “Nëse në drejtim të mihrabit ka varreza dhe këto varreza kanë mure rrethuese, çfarë gjykimi ka namazi në këtë xhami?

Përgjigje:

Nëse xhamia është e ndarë nga varret përmes një rruge, ose një toke dhe këto varre nuk janë të ngjitura me murin e xhamisë, atëherë nuk ka problem që të falesh në atë xhami. Por, nëse muri i xhamisë është i ngjitur me varrezat dhe nuk kanë ndonjë ndarje mes tyre, atëherë nuk lejohet falja e namazit në këtë xhami, sepse kjo xhami është ndërtuar në varre dhe nuk lejohet namazi në drejtim të varreve.

 

Përktheu: Jeton Shasivari