Burimi: Silsiletu Fetaua Rabig, nr. 4
Pyetësi: Kur e thua tekbirin (Allahu Ekber), a ngrihen duart çdo herë kur ulesh dhe ngrihesh në namaz...?
Shejkh Albani: Jo, çdo herë thotë Allahu Ekber kur ulet dhe ngrihet, por...a e ke fjalën ti për tekbirin (fjalën Allahu Ekber) apo e ke fjalën për ngritjen e duarve?
Pyetësi: Për ngritjen e duarve.
Shejkh Albani: I ngre duart në çdo tekbir, por disa ngritje të duarve janë më të forta se disa të tjera. Pra, ngritja në tekbirin fillestar është më e fortë se ngritja e duarve kur shkon në ruku dhe kur ngrihesh prej saj. Kurse ngritja e duarve kur shkon në ruku dhe kur ngrihesh prej saj, është më e fortë se ngritja e duarve kur ngrihesh nga teshehudi i parë për të shkuar në rekatin e tretë.
Kjo kategori e ngritjes së duarve nga të gjitha llojet e ngritjeve është më e fortë se ngritja në tekbiret tjera, që do të thotë :
(Lloji i parë): Disa ngritje të duarve që janë sunnet i fortë, e që janë të gjitha këto që i përmendëm më lart.
(Lloji i dytë): Disa ngritje që janë sunnet i preferuar (mustehab), e që janë tekbiret e tjera, siç janë: tekbirin kur shkon në sexhde, tekbiri kur e ngre kokën prej sexhdes, tekbirin kur e bën sexhden e dytë, tekbiri kur e ngre kokën nga sexhdeja e dytë dhe ngrihesh për në rekatin e dytë. Gjatë këtyre tekbireve preferohet që të ngrihen duart. Pra, është e ligjëruar që t’i ngresh duart çdo herë kur thua tekbirin. Por, ka ngritje të duarve që janë sunnet i fortë dhe ka prej tyre që janë sunnet i preferuar.
Përktheu: Jeton Shasivari