Bismilah...

Komisioni i Përhershëm për Hulumtime Akademike dhe Fetva


Pyejte: Nëse një njeri del imam në namaz, qoftë namazi i gjatë apo i shkurtuar, dhe i prishet abdesi nga fundi i namazit, mirëpo ai e vazhdon namazin, pastaj falet vetëm. Cfarë duhet vepruar në këtë rast? Allahu ua shpërbleftë me të mira dhe a është i saktë namazi i xhematit?

Përgjigje: Nëse ai e di se i është prishur abdesi gjatë namazit, ai duhet ta ndërpresë atë, të largohet dhe të ngarkojë dikë nga ata që falen pas tij që të përfundojë namazin. Dhe nëse nuk e bën këtë atëherë dhe vazhdon ta falë namazin me ta pa qënë i pastër, atëherë namazi i tij dhe namazi i tyre është i pavlefshëm dhe është detyrë për ta përsëritja e namazit, ngase është transemetuar nga Muslimi dhe të tjerë se Pejgamberi, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ka thënë:

لا يقبل الله صلاة بغير طهور

“Nuk e pranon Allahu namazin pa qënë i pastër.”

Dhe prej Allahut vjen suksesi, paqja dhe bekimet qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhamedin dhe mbi Familjen dhe Shokët e tij.

Fetvaja me numër: 14844

Komisioni i Përhershëm për Hulumtime Akademike dhe Fetva

Kryetar: Abdul-‘Aziz bin Abdullah bin Baz

Zëvendës Kryetar: Abdur-Rezak Afifij

Anëtar: Abdullah bin Gudejan

Përktheu: Umm ‘Akil