Autor: Muhamed ibën Salih el-Uthejmin (1421 h.)
Burimi: Fetaua Nurun 'ala Derb, 322
Pyetje: Agjëroj çdo muaj ditët e bardha, datë trembëdhjetë, katërmbëdhjetë dhe pesëmbëdhjetë (me kalendarin hënor). Por ndodh ndonjëherë që në këto ditë më vjen cikli mujor. Kështu që, a më lejohet që të agjëroj tre ditë të tjera, në vend të këtyre ditëve, në të njëjtin muaj?
Përgjigje: Po, agjërimi i tre ditëve në çdo muaj është sunet. Na ka njoftuar Pejgamberi - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem - se kush agjëron tre ditë në çdo muaj, është njësoj sikur të ketë agjëruar tërë vitin. Por më e mira është që të agjërohen këto ditë në ditët e bardha, të cilat janë datat: trembëdhjetë, katërmbëdhjetë dhe pesëmbëdhjetë. E nëse nuk është e mundur, në rast se gruaja ka ciklin mujor apo është në udhëtim apo i kanë ardhur miq apo e kap plogështia apo është pak sëmurë, e të tjera si këto... ajo e merr shpërblimin edhe sikur të agjërojë në ditë të tjera. Ka thënë 'Aishah - radijAllahu 'anha: "Pejgamberi - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem - agjëronte tre ditë për çdo muaj."
S'ka rëndësi a agjëron në fillim të muajit, në mes apo në fund. Kjo çështje ka hapësirë. Pra, agjërimi i tre ditëve në çdo muaj është sunet, qoftë ai në fillim të muajit, në mes apo në fund. Por, nëse agjërohen këto tre ditë në ditët e bardha (trembëdhjetë, katërmbëdhjetë dhe pesëmbëdhjetë), kjo është më mirë. E në qoftë se nuk e kryen dot për shkak të ndonjë arsyeje apo nevoje, atëherë lusim Allahun që t'ia shkruajë shpërblimin e atij që agjëron gjithmonë, mirëpo e lë atë për shkak të ndonjë arsyeje.
Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org
Përktheu: Umm 'Akil