Bismilah...

Autor: Shejkh ‘Abdul-‘Azijz Ibn Baz

Burimi: Mexhmu’ul-Fetaua ue Mekalat Muteneui’ah (16/32-37)

Nëse Muslimani ka vendosur të udhëtojë për të bërë Haxhin dhe Umren, është mirë për të që të këshillojë familjen e tij dhe shokët e tij që të kenë frikë Allahun - ‘Azze ue Xhel-le -, e cila është: kryerja e urdhërave të tij dhe largimi nga gjërat që Ai i ka ndaluar.

Ai duhet të shkruajë borxhet që ia kanë të tjerët dhe borxhet që u ka ai të tjerëve, si dhe të dëshmojë për to.

Gjithashtu, ai e ka detyrë që të shpejtojë të bëjë teube të sinqertë për të gjitha gjynahet, ngase i Lartësuari ka thënë:

وَتُوبُواإِلَى اللَّهِ جَمِيعًا أَيُّهَ الْمُؤْمِنُونَ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ

“Pendohuni tek Allahu të gjithë ju o Besimtarë, në mënyrë që të shpëtoni!” [en-Nur, 31]

Dhe realiteti i teubes është: të heqësh dorë nga gjynahet, t’i braktisësh ato, të ndjesh keqardhje për ato që kanë kaluar dhe të jesh i vendosur që të mos kthehesh më tek ato. E nëse i ka hyrë në hak ndonjë personi duke e dëmtuar në trupin e tij, apo në pasurinë e tij, apo në nderin e tij, atëherë le t’i japë hakun atij personi ose t’i kërkojë hallallin përpara se të udhëtojë, ngase ka ardhur në transmetim të saktë nga i Dërguari - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - se ai ka thënë

من كانت عنده مظلمة لأخيه من مال أو عرض فليتحلل اليوم قبل أن لا يكون دينار ولا درهم ، إنكان له عمل صالح أخذ منه بقدر مظلمته ، وإن لم تكن له حسنات أخذ من سيئات صاحبه فحمل عليه

“Kush i ka hyrë në hak vëllait të tij në pasurinë apo në nderin e tij le t’i kërkojë hallallin që sot, përpara se të vijë koha kur s’do të ketë as dinarë e as dirhemë. Nëse ai do të ketë vepra të mira, ato do të merren prej tij për të shlyer aq sa ka bërë padrejtësi, e nëse nuk ka vepra të mira, atëherë do të merren gjynahet e shokut të tij e do t’i ngarkohen atij.”

Ai duhet të zgjedhë për Haxhin dhe Umren e tij para të pastra e hallall, ngase ka ardhur në transmetim të saktë nga i Dërguari - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - se ai ka thënë:

إن الله تعالى طيب لا يقبل إلا طيبا

“Me të vërtetë Allahu është i Mirë dhe Ai nuk pranon përveç se atë që është e mirë.”

Gjithashtu, ka transmetuar et-Taberanij nga Ebij Hurejrah - radij-Allahu ‘anhu - se ai ka thënë: I Dërguari i Allahut - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - ka thënë:

إذا خرج الرجل حاجا بنفقة طيبة ووضع رجله في الغرز فنادى : لبيك اللهم لبيك ، ناداه مناد من السماء : لبيك وسعديك ، زادك حلال ، وراحلتك حلال ،وحجك مبرور غير مأزور . وإذا خرج الرجل بالنفقة الخبيثة فوضع رجله في الغرز فنادى: لبيك اللهم لبيك ، ناداه مناد من السماء : لا لبيك ولا سعديك ، زادك حرام ،ونفقتك حرام ، وحجك غير مبرور

“Nëse njeriu niset për në Haxh me para të pastra dhe e vendos këmbën e tij mbi kapistër dhe thërret: “LebejKe Allahumme lebejKe - T’u përgjigja o Allah, t’u përgjigja!”. Atëherë e thërret një thirrës nga qielli: “Lebejke ue se’adejk, unë të përgjigjem dhe jam në ndihmën tënde, ushqimi jot është hallall, kafsha mbi të cilën udhëton është hallall, qoftë haxhi jot i pranuar dhe jo i refuzuar.” E nëse njeriu niset (për në Haxh) me para të pista dhe vendos këmbën e tij mbi kapistër dhe thërret: “LebejKe Allahumme lebejKe - T’u përgjigja o Allah, t’u përgjigja!”. Atëherë e thërret një thirrës nga qielli: “La lebejke ue la se’adejk, unë s’të përgjigjem dhe as nuk jam në ndihmën tënde, ushqimi jot është haram, paratë e tua janë haram, qoftë haxhi jot i refuzuar.”

Haxhiu duhet të mos ia ketë nevojë gjërave që posedojnë njerëzit dhe duhet të përmbahet nga lypja të tjerëve, sepse i Dërguari - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - ka thënë:

مَنْ يَسْتَعْفِفْ يُعِفَّهُ اللَّهُ ، وَمَنْ يَسْتَغْنِ يُغْنِهِ اللَّهُ

“Kush rri me nder duke u përmbajtur nga lypja të tjerëve, Allahu do ta bëjë atë të ndershëm, dhe kush mjaftohet me atë që i ka dhënë Allahu (dhe nuk u lyp të tjerëve), Allahu do t’i japë atij mjaftueshëm (që të mos ia ketë nevojën askujt).”

Dhe ka thënë i Dërguari - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -:

مَا يَزَالُ الرَّجُلُ يَسْأَلُ النَّاسَ حَتَّى يَأْتِيَ يَوْمَ الْقِيَامَةِ لَيْسَ فِي وَجْهِهِ مُزْعَةُ لَحْمٍ

“Vazhdon njeriu të lypë nga njerëzit derisa të vijë në Ditën e Kijametit dhe në fytyrë nuk i ka mbetur asnjë copë mish.”

Dhe është detyrë për Haxhiun që ai të synojë me haxhin dhe umren e tij Fytyrën e Allahut dhe Botën Tjetër, që t’i afrohet Allahut me ato që e kënaqin Atë, qofshin fjalë apo vepra që bëhen në ato vende të nderuara, si dhe të ruhet sa më shumë që të mos synojë me haxhin e tij dunjanë dhe të mirat e saj, apo që të duket para njerëzve apo që të marrë famë dhe të mburret me të, sepse këto janë prej qëllimeve më të shëmtuara dhe janë shkak për zhvlerësimin e veprës dhe mospranimin e saj, sikurse ka thënë Allahu i Lartësuar:

مَنْ كَانَ يُرِيدُ الْحَيَاةَ الدُّنْيَا وَزِينَتَهَا نُوَفِّ إِلَيْهِمْ أَعْمَالَهُمْ فِيهَا وَهُمْ فِيهَا لَا يُبْخَسُونَ * أُولَئِكَ الَّذِينَ لَيْسَ لَهُمْ فِي الْآخِرَةِ إِلَّا النَّارُ وَحَبِطَ مَا صَنَعُوافِيهَا وَبَاطِلٌ مَا كَانُوا يَعْمَلُونَ

“Atyre që duan jetën e kësaj bote dhe bukuritë e saj, Ne do t’ua shpërblejmë krejtësisht punët e tyre dhe në të nuk do t’u lihet gjë mangët. Këta janë ata për të cilët në botën tjetër nuk do të ketë kurrgjë, përveç zjarrit. Do t’u shembet çdo gjë që kanë bërë në këtë jetë dhe do t’u zhvlerësohet ajo që kanë punuar.” [Hud, 15-16]

Dhe ka thënë i Lartësuari:

مَنْ كَانَ يُرِيدُالْعَاجِلَةَ عَجَّلْنَا لَهُ فِيهَا مَا نَشَاءُ لِمَنْ نُرِيدُ ثُمَّ جَعَلْنَا لَهُ جَهَنَّمَ يَصْلَاهَا مَذْمُومًا مَدْحُورًا * وَمَنْ أَرَادَ الْآخِرَةَ وَسَعَى لَهَا سَعْيَهَا وَهُوَ مُؤْمِنٌ فَأُولَئِكَ كَانَ سَعْيُهُمْ مَشْكُورًا

“Sa për atë që dëshiron këtë botë, Ne shpejtojmë që t’i japim çfarë të dëshirojmë, atij që duam. Pastaj ia caktojmë atij Xhehenemin, në të cilin ai do të përvëlohet, duke qenë i turpëruar dhe i dëbuar (nga Mëshira e Allahut). Sa për atë që dëshiron botën tjetër dhe përpiqet për të me gjithë shpirt e duke qenë besimtar, përpjekja e tij do të shpërblehet.” [el-Israa`, 18-20]

Dhe ka ardhur në transmetim të saktë nga Pejgamberi - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - se ai ka thënë:

أَنَا أَغْنَى الشُّرَكَاءِ عَنْ الشِّرْكِ مَنْ عَمِلَ عَمَلًا أَشْرَكَ مَعِي فِيهِ غَيْرِي تَرَكْتُهُ وَشِرْكَهُ

“Ka thënë Allahu i Lartësuar: “Unë jam Më i Panevojshmi për të patur ortak, prandaj kush bën një vepër për Mua dhe më shoqëron dikë tjetër në atë vepër, Unë e kam lënë atë megjithë atë që më ka shoqëruar.””

Ai duhet gjithashtu që të shoqërohet gjatë udhëtimit të tij me njerëzit e mirë që janë të bindur e të devotshëm ndaj Allahut, që kanë kuptim të saktë të Fesë, si dhe të bëjë kujdes që të mos shoqërohet me ata që janë mendjelehtë dhe të prishur.

Ai duhet të mësojë ato gjëra që duhet të bëjë në haxhin dhe në umren e tij, duhet që t’i kuptojë ato dhe të pyesë për gjërat që i ka të paqarta, në mënyrë që të jetë në dije të qartë. Dhe nëse hipën në kafshën e udhëtimit apo makinës apo aeroplanit apo mjeteve të tjera të udhëtimit, është e pëlqyeshme që ai të përmendë emrin e Allahut të Përsosur nga çdo e metë, “Bismilah”, pastaj të thotë “Elhamdulilah”, pastaj të thotë tre herë “Allahu Ekber” dhe pastaj të thotë:

سُبْحَانَ الَّذِي سَخَّرَ لَنَا هَذَا وَمَا كُنَّا لَهُ مُقْرِنِينَ * وَإِنَّا إِلَى رَبِّنَا لَمُنْقَلِبُونَ *

SubhanEl-ledhij sekhara lena hadha ue ma kunna lehu mukriniin. Ue inna ila Rabbina lemunkalibuun.”

“I Pastër nga çdo e metë është Ai që i nënshtroi këto për ne, se vetë ne nuk do të mund t’i kishim nën pushtet. Dhe ne padyshim që do të kthehemi te Zoti ynë!” [ez-Zukhruf, 13-14]

اللهم إني أسألك في سفري هذا البروالتقوى ، ومن العمل ما ترضى ، اللهم هون علينا سفرنا هذا ، واطو عنا بعده ، اللهم أنت الصاحب في السفر ، والخليفة في الأهل ، اللهم إني أعوذ بك من وعثاء السفر ،وكآبة المنظر ، وسوء المنقلب في المال والأهل

“Allahumme innij es`eluKe fij seferij hadha el-birra uet-tekua, ue minel-ameli ma terda. Allahumme heuuin ‘alejna seferana hadha, uet-ui ‘anna buëdehu. Allahumme Ente Es-Saahibu fis-sefer, uel-Khalijfetu fil-ehl. Allahumme innij e’uudhu bike mind ueëthais-sefer, ue keabetil-mendhar, ue suu`il-munkalebi fil-mali uel-ehl.”

“O Allah! Unë të kërkoj Ty që të më lehtësosht në këtë udhëtimin tim bamirësinë dhe devotshmërinë dhe veprat të cilat të kënaqin Ty. O Allah na e lehtëso këtë udhëtimin tonë dhe na e shkurto largësinë e tij. O Allah, Ti je Mbrojtësi ynë në udhëtim dhe Ti kujdesesh për familjet tona. O Allah, unë kërkoj mbrojtjen Tënde nga vështirësitë e udhëtimit, nga shikimet e këqija dhe nga kthimi i keq te pasuria dhe familja.”

Ky transmetim është i saktë, nga Pejgamberi - ‘alejhis-salatu ues-selam -, e ka transmetuar Muslimi nga hadithi i Ibën ‘Umerit - radij-Allahu ‘anhuma -.

Ai duhet të bëjë sa më shumë dhikr dhe istigfar dhe t’i lutet Allahut me përulje, të këndojë Kur`anin dhe të meditojë në kuptimet e tij, t’i falë namazet gjithmonë me xhemat, të mbajë gjuhën e tij nga fjalët e tepërta lartë e poshtë, të mos futet aty ku nuk i takon, të mos e teprojë me shaka, të ruajë gjuhën e tij po ashtu nga gënjeshtra, nga përgojimi, nga thashethemet, nga tallja me shokët e tij dhe me vëllezërit e tij Muslimanë.

Ai duhet gjithashtu që të jetë bamirës me shokët e tij, të mos i dëmtojë ata, t’i urdhërojë për të mira dhe t’i ndalojë nga të këqijat, me urtësi dhe më këshillim të mirë, aq sa të ketë mundësi.

Përktheu: Alban Malaj