Bismilah...

Autor: Abdul-Muhsin el-Abbad el-Bedër

Burimi: Sherh Sahih el-Bukhari, Kitabu Dijat, më datë 20/7/1440 h., min. 01:00:14

 

 

Pyetje: Nëse një person dëshmon për veten e tij në prani të disa personave, se ka bërë zina, më pas këta persona ua transmetojnë të tjerëve këtë lajm. Kjo përcjellje e këtij lajmi, a konsiderohet akuzim për zina ndaj atij?

 

Përgjigje: Në lidhje me faktin se ai u ka treguar disa njerëzve për atë që ka bërë, ata e kanë detyrë që ta këshillojnë atë që ta fshehë këtë mëkat dhe mos ta përhapin atë! E nëse ata e përhapin atë lajm dhe më pas ai e mohon ta ketë thënë një gjë të tillë, dhe të njëjtën kohë ky person kërkon që të merren masa ndëshkimore kundër tyre, atëherë ata ndëshkohen!

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Servet Mata