Bismilah...

Autor: Shejkh Abdur-Rrazzak ibën Abdul-Muhsin el-Abbad

Burimi: Kitabudh-dhikri ued-du'aai

 

 

 

Duaja (1)

بِسْمِ اللَّهِ الَّذِي لَا يَضُرُّ مَعَ اسْمِهِ شَيْءٌ فِي الْأَرْضِ وَلَا فِي السَّمَاءِ وَهُوَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ

Bismil-Lahil-ledhii la jedurru me‘a ismiHi shej-un fil-erdi ue la fis-semaai, ue Hues-Semii‘ul-‘Alim. 

(tre herë)

 

“Kërkoj ndihmë dhe mbrojtje me Emrin e Allahut, me përmendjen e të Cilit nuk të dëmton asgjë në tokë dhe nuk të godet asnjë bela që zbret nga qielli! Dhe Ai është Dëgjuesi i fjalëve tona dhe i Gjithëdituri i çështjeve tona!”  [1]   

 

 

Duaja (2)

يَا حَيُّ يَا قَيُّومُ بِرَحْمَتِكَ أَسْتَغِيثُ أَصْلِحْ لِي شَأْنِيَ كُلَّهُ وَلاَ تَكِلْنِي إِلَى نَفْسِي طَرْفَةَ عَيْنٍ

Ja Hajju ja Kajjuum biRahmetiKe estegiith, aslih lii she'nije kul-lehu, ue la tekilnii ila nefsii tarfete ‘ajn.

 

“O i Gjalli i përhershëm, o i Vetëmjaftueshëm (Mbikëqyrës)! Kërkoj ndihmë me Mëshirën tënde, ma përmirëso gjithë gjendjen time, dhe mos më lër t’i mbështetem vetes sime as sa një përpëlitje syri!”  [2]   

 

 

Duaja (3)

سُبْحَانَ اللهِ وَبِحَمْدِهِ

SubhanAllahi ue bihamdiHi

(100 herë)

 

“I Pastër nga çdo mangësi është Allahu dhe Atij i takon Lavdia.” [3]

 

 

 

Duaja (4)

بِسْمِ اللَّـهِ الرَّحْمَـٰنِ الرَّحِيمِ

قُلْ هُوَ اللَّـهُ أَحَدٌ ﴿١﴾ اللَّـهُ الصَّمَدُ ﴿٢﴾ لَمْ يَلِدْ وَلَمْ يُولَدْ ﴿٣﴾ وَلَمْ يَكُن لَّهُ كُفُوًا أَحَدٌ ﴿٤﴾

 

Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit.

“Thuaj (o Muhamed)! Ai është Allahu, Ai është Një dhe i Vetëm (Nuk ka të barabartë me Të, as ndihmues, as të ngjashëm me Të)! Allahu është Es-Samed (Atij i drejtohen krijesat për nevojat e tyre, Ai është i Vetëmjaftueshëm (Mbikëqyrës), i Gjallë i Përhershëm)! Ai as nuk ka lindur kënd, dhe as nuk është i lindur. Dhe askush nuk është i barabartë dhe i krahasueshëm me Të.”    

(tre herë)

 

بِسْمِ اللَّـهِ الرَّحْمَـٰنِ الرَّحِيمِ

قُلْ أَعُوذُ بِرَبِّ الْفَلَقِ ﴿١﴾ مِن شَرِّ مَا خَلَقَ ﴿٢﴾ وَمِن شَرِّ غَاسِقٍ إِذَا وَقَبَ ﴿٣﴾ وَمِن شَرِّ النَّفَّاثَاتِ فِي الْعُقَدِ ﴿٤﴾ وَمِن شَرِّ حَاسِدٍ إِذَا حَسَدَ ﴿٥﴾

 

Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit.

“Thuaj! Kërkoj mbrojtjen e Zotit të agimit! Nga e keqja e të gjitha krijesave (Xhehenemit, Iblisit dhe pasuesve të tij)! Dhe nga e keqja e errësirës së natës, kur ajo bie! Dhe nga e keqja e magjistarëve, që lidhin dhe fryjnë nyja! Dhe nga e keqja e smirëkeqit kur ka zili!”     

(tre herë)

 

 

 بِسْمِ اللَّـهِ الرَّحْمَـٰنِ الرَّحِيمِ

قُلْ أَعُوذُ بِرَبِّ النَّاسِ ﴿١﴾ مَلِكِ النَّاسِ ﴿٢﴾ إِلَـٰهِ النَّاسِ ﴿٣﴾ مِن شَرِّ الْوَسْوَاسِ الْخَنَّاسِ ﴿٤﴾ الَّذِي يُوَسْوِسُ فِي صُدُورِ النَّاسِ ﴿٥﴾ مِنَ الْجِنَّةِ وَالنَّاسِ ﴿٦﴾

 

Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit.

“Thuaj! Kërkoj mbrojtjen e Zotit të njerëzve! Sunduesit të njerëzve! Të Adhuruarit të njerëzve! Prej të keqes së atij (shejtanit) që pëshpërit (të keqen në zemrat e njerëzve), i cili fshihet (kur dikush e përmend Allahun). I cili hedh vesvese në zemrat e njerëzve! (Qoftë ai që vepron këtë) prej Xhinëve apo prej njerëzve!”  [4]   

(tre herë)

 

 

Duaja (5)

اللَّهُمَّ أَنْتَ رَبِّي لاَ إِلَهَ إِلاَّ أَنْتَ، خَلَقْتَنِي وَأَنَا عَبْدُكَ، وَأَنَا عَلَى عَهْدِكَ وَوَعْدِكَ مَا اسْتَطَعْتُ، أَعُوذُ بِكَ مِنْ شَرِّ مَا صَنَعْتُ، أَبُوءُ لَكَ بِنِعْمَتِكَ عَلَيَّ، وَأَبُوءُ بِذَنْبِي فَاغْفِرْ لِي فَإِنَّهُ لاَ يَغْفِرُ الذُّنُوبَ إِلاَّ أَنْتَ

Allahumme Ente Rabbii, la ilahe il-la Ente. Khalektenii, ue ene ‘abduKe, ue ene ‘ala ‘ahdiKe ue u‘adiKe mas-tet‘atu. E‘uudhu biKe min sherri ma san‘atu. Ebuu-u leKe bi ni‘ametiKe ‘alejje, ue ebuu-u bi dhenbii, fe-gfir lii, fe innehu la jegfirudh-dhunuube il-la Ente.

 

“O Allah! Ti je Zoti im, nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Teje! Ti më ke krijuar mua, dhe unë jam robi Yt! Unë do të jem besnik ndaj marrëveshjes dhe premtimit tim që kam ndaj Teje, aq sa të mundem! Kërkoj mbrojtjen Tënde prej të keqes që kam bërë! Ty të jam mirënjohës për të mirat që mi ke dhënë! Unë i pranoj mëkatet e mia, prandaj më fal mua, pasi askush nuk mund t’i fal mëkatet përveç Teje!” [5]

 

 

 Duaja (6)

أَصْبَحْنَا وَأَصْبَحَ الْمُلْكُ لِلَّهِ، وَالْحَمْدُ لِلَّهِ. لَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ وَحْدَهُ لَا شَرِيكَ لَهُ ، لَهُ الْمُلْكُ وَلَهُ الْحَمْدُ وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ. رَبِّ أَسْأَلُكَ خَيْرَ مَا فِي هَذَا الْيَومِ وَخَيْرَ مَا بَعْدَهُ، وَأَعُوذُ بِكَ مِنْ شَرِّ مَا فِي هَذَا الْيَومِ وَشَرِّ مَا بَعْدَهُ، رَبِّ أَعُوذُ بِكَ مِنَ الْكَسَلِ وَسُوءِ الْكِبَرِ، رَبِّ أَعُوذُ بِكَ مِنْ عَذَابٍ فِي النَّارِ وَعَذَابٍ فِي الْقَبْرِ

Asbahna ue asbahal-mulku lil-Lah, uel hamdu li-Lah. La ilahe il-lAllahu uahdeHu la sherike leH, leHul-mulku ue leHul-hamdu ue Hue ‘ala kul-li shej-in kadiir. Rabbi es-eluKe khajra ma fii hadhal-jeumi ue khajra ma b‘adehu, ue e‘uudhu biKe min sherri ma fii hadhal-jeumi ue sherri me b‘adehu. Rabbi e‘uudhu biKe minel-keseli ue suuil-kiber, Rabbi e‘uudhu biKe min ‘adhabin fin-nari ue ‘adhabin fil-kabr.

 

“E arritëm mëngjesin, i gjithë sundimi dhe e gjithë lavdia i takojnë Allahut! Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, të Vetëm dhe të Pashok. Atij i takon Sundimi dhe Lavdia dhe Ai është Plotfuqishëm për çdo gjë. O Zoti im! Të kërkoj Ty të mirën e asaj që gjendet në këtë ditë, dhe të mirën e ditëve në vazhdim! Dhe kërkoj mbrojtjen Tënde prej të keqes që gjendet në këtë ditë, dhe të keqes së ditëve në vazhdim! O Zoti im! Kërkoj mbrojtjen Tënde prej përtacisë dhe nga e keqja e pleqërisë! O Zoti im! Kërkoj mbrojtjen Tënde prej dënimit të Zjarrit dhe prej dënimit të varrit!” [6]

 

 

Duaja (7)

اللَّهُمَّ بِكَ أَصْبَحْنَا، وَبِكَ أَمْسَيْنَا، وَبِكَ نَحْيَا، وَبِكَ نَمُوتُ وَإِلَيْكَ النُّشُورُ

Allahumme biKe asbahna ue biKe emsejna, ue biKe nahja ue biKe nemuutu, ue ilejKen-nushuur

 

“O Allah! Me Lejen Tënde u gdhimë dhe me Lejen Tënde u ngrysëm, me Lejen Tënde jetojmë dhe me Lejen Tënde do të vdesim, dhe te Ty është kthimi!” [7]

 

 

Duaja (8)

للَّهُمَّ عَالِمَ الغَيْبِ والشَّهَادَةِ، فَاطِرَ السَّموَاتِ والأرْضِ، رَبَّ كُلِّ شَيءٍ ومَلِيْكَهُ، أشْهَدُ أنْ لا إلَهَ إلاَّ أنْتَ، أعُوذُ بِكَ مِنْ شَرِّ نَفْسِي، وَمِنْ شَرِّ الشَّيْطَانِ وَشِرْكِهِ، وَأَنْ أَقْتَرِفَ عَلَى نَفْسِي سُوأً، أَوْ أَجُرَّهُ إلَى مُسْلِمٍ

Allahumme ‘Aalimel-gajbi uesh-shehadeh, Fatires-semauati uel-erd, Rabbe kul-li shej-in ue meliikeh, esh’hedu en la ilahe il-la Ente. E‘uudhu biKe min sherri nefsii, ue min sherrish-shejtani ue shirkihi, ue en ekterife ‘ala nefsii suuen, eu exhurrahu ila muslim.

 

“O Allah! Ti je Ai që di të fshehtën dhe të dukshmen, Krijuesi i qiejve dhe i tokës, Zoti i gjithçkaje dhe Sunduesi i tyre, dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Teje! Kërkoj Mbrojtjen Tënde nga e keqja e vetes time, nga e keqja e shejtanit dhe thirrjes së tij për në shirk. Kërkoj mbrojtjen Tënde që të mos i bëj dëm vetes time apo ndonjë Muslimani!” [8]

 

 

Duaja (9)

اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ الْعَفْوَ وَالْعَافِيَةَ فِي الدُّنْيَا وَالآخِرَةِ، اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ الْعَفْوَ وَالْعَافِيَةَ فِي دِينِي وَدُنْيَايَ، وَأَهْلِي، وَمَالِي، اللَّهُمَّ اسْتُرْ عَوْرَاتِي ، وَآمِنْ رَوْعَاتِي ، اللَّهُمَّ احْفَظْنِي مِنْ بَيْنِ يَدَيَّ، وَمِنْ خَلْفِي، وَعَنْ يَمِينِي، وَعَنْ شِمَالِي، وَمِنْ فَوْقِي، وَأَعُوذُ بِعَظَمَتِكَ أَنْ أُغْتَالَ مِنْ تَحْتِي

Allahumme inni es-eluKel-‘af'ue uel-‘aafijete fid-dunja uel-akhirah. Allahumme inni es-eluKel-‘af'ue uel-‘aafijete fi dijni ue dunjaje ue ehli ue mali. Allahumme-stur ‘aurati ue aamin rau’aati. Allahumme-hfedhni min bejni jedejje ue min khalfi, ue ‘an jemijni ue ‘an shimali, ue min feuki ue e‘uudhu bi‘adhametiKe en ugtaale min tahti.

 

“O Allah! Kërkoj faljen dhe shpëtimin Tënd në këtë botë dhe në Botën tjetër! O Allah! Kërkoj faljen dhe mbrojtjen Tënd në Fenë time, dunjanë time, familjen dhe pasurinë time! O Allah! M’i mbulo të metat e mia, dhe më qetëso në momentet trishtuese! O Allah! Më ruaj nga para meje, nga mbrapa meje, nga e djathta ime, nga e majta ime, nga sipër meje dhe kërkoj me Fuqinë Tënde të më ruash që të mos më lëshojë toka!”  [9]   

 

 

Duaja (10)

لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللهُ وَحْدَهُ لاَ شَريكَ لَهُ ، لَهُ الْمُلْكُ وَلَهُ الْحَمْدُ ؛ وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ

La ilahe il-lAllahu uahdeHu la sherijke leH, leHul-mulku ue leHul-hamdu ue Hue ala kul-li shej-in Kadijr

 

“Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, të Vetëm dhe të Pashok, Atij i takon Sundimi dhe Lavdia dhe Ai është Fuqishëm për çdo gjë.” [10]

 

 

Duaja (11)

سُبْحَانَ اللهِ وَ بِحَمْدِهِ عَدَدَ خَلْقِهِ، وَ رِضَا نَفْسِهِ، وَ زِنَةَ عَرْشِهِ، وَ مِدَادَ كَلِمَاتِهِ

SubhanAllahi ue bihamdiHi ‘adede khalkiHi, ue ridaa nefsiHi, ue zinete ‘arshiHi, ue midade kelimatiHi

(tre herë)

 

“I Pastër nga të metat është Allahu dhe Atij i takon Lavdia; sa numri i krijesave të Tij, sa dëshiron Ai prej robërve të Tij, sa pesha e Arshit të Tij dhe sa pafundësia e Fjalëve të Tij.” [11]

 

 

Duaja (12)

أَصْبَحْنَا عَلَى فِطْرَةِ الْإِسْلَامِ ، وَعَلَى كَلِمَةِ الْإِخْلَاصِ ، وَعَلَى دِينِ نَبِيِّنَا مُحَمَّدٍ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ ، وَعَلَى مِلَّةِ أَبِينَا إِبْرَاهِيمَ، حَنِيفًا مُسْلِمًا ، وَمَا كَانَ مِنَ الْمُشْرِكِينَ

Asbahna ‘ala fitratil Islam, ue ‘ala kelimetil Ikhlas, ue ‘ala diini Nebijjina Muhammed sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ue ‘ala mil-leti ebijna Ibrahime hanijfen Muslimen ue ma kane minel-mushrikiin.

 

“E arritëm mëngjesin duke qenë në pastërtinë e Fesë Islame, dhe në fjalën e sinqertë (La ilahe il-lAllah Muhammed ResulUllah), në Fenë e Pejgamberit tonë Muhammedit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –, dhe në Fenë e babait tonë Ibrahimit (alejhis-selam), i cili ka qenë larg besimeve të kota, dhe ishte Musliman e nuk ishte prej idhujtarëve.” [12]

 

 

Duaja (13)

اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ عِلْمًا نَافِعًا، وَرِزْقًا طَيِّبًا، وَعَمَلًا مُتَقَبَّلًا

Allahumme innii es'eluKe ‘ilmen nafi‘an, ue rizkan tajjiben, ue ‘amelen mutekabbelen.

 

“O Allah! Të kërkoj Ty të më furnizosh me dije të dobishme, furnizim të mirë, dhe vepra të pranuara!” [13]

 

 

Fundnotat:

[1] Transmeton ‘Uthman ibn ‘Affan – RadijAllahu anhu – se i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – ka thënë: “Çdokush që thotë në mëngjesin dhe mbrëmjen çdo dite: “Kërkoj ndihmë dhe mbrojtje me Emrin e Allahut me përmendjen e të Cilit nuk të dëmton asgjë në tokë dhe nuk të godet asnjë bela që zbret nga qielli! Dhe Ai është Dëgjuesi i fjalëve tona dhe i Gjithëdituri i çështjeve tona”, nuk do ta dëmtojë atë asgjë.” [Transmeton Tirmidhiu, 3388]

 

[2] Transmeton Enes ibn Malik – RadijAllahu ‘anhu –, i cili thotë: “I Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – i tha Fatimes – RadijAllahu ‘anha –: “Çfarë të pengon ty, që të veprosh diçka me të cilën të këshilloj; të thuash në sabah dhe në mbrëmje: “O i Gjalli i Përhershëm, o i Vetëmjaftueshëm (Mbikëqyrës)! Kërkoj ndihmë me Mëshirën tënde, ma përmirëso gjithë gjendjen time, dhe mos më lër t’i mbështetem vetes sime as sa një përpëlitje syri!” [Transmeton Nesaiu në Sunen el-Kubra, 10330]

 

[3] Transmeton Ebu Hurejrah – RadijAllahu ‘anhu – se i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – ka thënë: “Kush thotë njëqind herë në mëngjes dhe në mbrëmje “I Pastër nga çdo mangësi është Allahu dhe Atij i takon Lavdia”, nuk do të vijë asnjë në Ditën e Gjykimit me diçka më të mirë se kjo që ka bërë ky, përveç dikujt që ka thënë aq sa ka thënë ai, apo më tepër se ai.” [Transmeton Muslimi, 2692]

 

[4] Transmeton Abdullah ibn Khubejb, i cili thotë: “Dolëm në një natë shumë të errët me shi, të kërkonim të Dërguarin e Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – që të na printe në namaz. Pasi e arrita atë, më tha: “Thuaj diçka!” Ndërsa unë nuk thash asgjë! Pastaj më tha përsëri: “Thuaj diçka!”, dhe unë nuk thash përsëri asgjë. Ai më tha përsëri: “Thuaj diçka!”, atëherë unë i thash: “Çfarë të them?!” Ai tha: “Thuaj: “Kul Hua Allahu Ehad” dhe dy Suret e kërkimit të mbrojtjes (Kul e'uudhu biRabbil-felek, dhe Kul e'uudhu biRabbin-nas) në mbrëmje dhe në mëngjes tre herë, dhe do të të mjaftojnë ty për çdo gjë!”” [Transmeton Ebu Daudi, 5082 dhe Tirmidhiu, 3575]

 

[5] Transmeton Sheddad ibn Eus – RadijAllahu ‘anhu – se Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – ka thënë: “Zotëria i Istigfareve (kërkimit të faljes) është të thuash: “O Allah! Ti je Zoti im, nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Teje! Ti më ke krijuar mua, dhe unë jam robi Yt! Unë do qëndroj besnik ndaj marrëveshjes dhe premtimit tim që kam ndaj Teje, sa të mundem! Kërkoj mbrojtjen Tënde prej të keqes që kam bërë! Ty të jam mirënjohës për të mirat që mi ke dhënë! Unë i pranoj mëkatet e mia, prandaj më fal mua, pasi askush nuk mund t’i fal mëkatet përveç Teje!” Kush e thotë këtë në sabah, duke qenë i bindur në të, dhe vdes po atë ditë pa ardhur mbrëmja, do të jetë prej banorëve të Xhennetit. Dhe kush e thotë këtë në mbrëmje, me bindje në të, dhe vdes pa ardhur mëngjesi, do të jetë prej banorëve të Xhennetit.” [Transmeton Bukhari, 6306]

 

[6] Transmeton Abdullah ibn Mes'ud – RadijAllahu ‘anhu – se Pejgamberi i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – në mbrëmje thoshte: “E arritëm mbrëmjen, i gjithë sundimi dhe e gjithë lavdia i takojnë Allahut...” Dhe në mëngjes thoshte gjithashtu: “E arritëm mëngjesin, i gjithë sundimi dhe e gjithë lavdia i takojnë Allahut...” [Transmeton Muslimi, 2723]

 

[7] Transmeton Ebu Hurejrah – RadijAllahu anhu –, i cili thotë: “I Dërguari i Allahut – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – i mësonte shokët të tij dhe u thoshte: “Nëse e arrin mëngjesin ndonjëri prej jush, le të thotë: “O Allah! Me Lejen Tënde u gdhimë dhe me Lejen Tënde u ngrysëm, me Lejen Tënde jetojmë dhe me Lejen Tënde do të vdesim dhe te Ty është kthimi!” Dhe nëse e arrin mbrëmjen le të thotë: “O Allah me Lejen Tënde u ngrysëm dhe me Lejen Tënde do të gdhijmë, me Lejen Tënde jetojmë dhe me Lejen Tënde do të vdesim dhe te Ty është kthimi!” [Transmeton Bukhari në El-Edebul-Mufred, 1199 dhe Nesaiu, 10323]

 

[8] Transmeton Ebu Hurejrah – RadijAllahu ‘anhu – se Ebu Bekr Es-Siddik – RadijAllahu ‘anhu – tha: O i Dërguari i Allahut! Më urdhëro me disa fjalë që ti them ato në mëngjes dhe në mbrëmje! I Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – tha: Thuaj: “O Allah! Ti je Ai që di të fshehtat dhe të dukshmet, Krijuesi i qiejve dhe i tokës, Zoti i gjithçkaje dhe Sunduesi i tyre, dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Teje! Kërkoj Mbrojtjen Tënde nga e keqja e vetes time, dhe nga e keqja e shejtanit dhe thirrjes së tij për në shirk. Dhe kërkoj mbrojtjen Tënde që të mos i bëjë dëm vetes time apo ndonjë Muslimani!” Pastaj tha: Thuaji këto fjalë në mëngjes, në mbrëmje dhe kur të shtrihesh për të fjetur gjumë.  [Transmeton Tirmidhiu, 3392, 3529 dhe Ebu Daudi, 5067, 5083]

 

[9] Transmeton Ibn Umer – RadijAllahu ‘anhuma –, i cili thotë: “I Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem  – nuk e ka lënë pa bërë asnjëherë këtë lutje në mëngjes dhe në mbrëmje: “O Allah! Kërkoj faljen dhe shpëtimin Tënd në këtë botë dhe në Botën tjetër! O Allah! Kërkoj faljen dhe mbrojtjen Tënd në Fenë time, dunjanë time, familjen dhe pasurinë time! O Allah! M’i mbulo të metat e mia, dhe më qetëso në momentet trishtuese! O Allah! Më ruaj nga para meje, nga mbrapa meje, nga e djathta ime, nga e majta ime, nga sipër meje dhe kërkoj me Fuqinë Tënde të më ruash që të mos më lëshojë toka!”[Transmeton Ebu Daudi, 5074 dhe Ibn Maxheh, 3871]

 

[10] Transmeton Ebu ‘Ajjash Ez-Zurakij – RadijAllahu ‘anhu – se i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – ka thënë: “Kush thotë në mëngjes: “Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, të Vetëm dhe të Pashok, Atij i takon Sundimi dhe Lavdia dhe Ai është Fuqishëm për çdo gjë”; ka shpërblim sa për lirimin e një robi prej bijve të Ismailit (alejhis-selam), i shkruhen dhjetë sevape, i fshihen dhjetë gjynahe, i ngrihen dhjetë grada dhe do të jetë i mbrojtur prej shejtanit deri sa të vijë mbrëmja. Dhe nëse e thotë atë në mbrëmje, do të ketë të njëjtat gjëra deri në mëngjes.” [Transmeton Ebu Daudi, 5077 dhe Ibn Maxheh, 3867]

 

[11] Transmeton nëna e besimtarëve, Xheurijjeh – RadijAllahu ‘anha – se Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – doli prej dhomës së saj herët në mëngjes për të falur namazin e Sabahut, ndërkohë që ajo ishte në vendin e saj të faljes (duke bërë Dhikr). Pastaj u kthye pas lindjes së diellit, dhe ajo ishte përsëri e ulur në atë vend, dhe i tha: “Akoma vazhdon të jesh në atë gjendje që të lashë?!” Ajo i tha: Po! Atëherë Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – i tha: “Me të vërtetë që kam thënë katër fjalë, tre herë! Nëse do të përfshiheshin (në peshoren e veprave) me ato lutje që ke bërë ti nga falja e Sabahut deri tani, ato do të peshonin më shumë! (Ato fjalë janë): “I Pastër nga të metat është Allahu dhe Atij i takon Lavdia; sa numri i krijesave të Tij, sa dëshiron Ai prej robërve të Tij, sa pesha e Arshit të Tij dhe sa pafundësia e Fjalëve të Tij.” [Transmeton Muslimi, 2726]

 

[12] Transmeton AbduRrahman ibn Ebza – RadijAllahu ‘anhu –, i cili thotë: “I Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – në mëngjes thoshte: “E arritëm mëngjesin duke qenë në pastërtinë e Fesë Islame, dhe në fjalën e sinqertë (La ilahe il-lAllah Muhammed ResulUllah), në Fenë e Pejgamberit tonë Muhammedit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –, dhe në Fenë e babait tonë Ibrahimit (alejhis-selam), i cili ka qenë larg besimeve të kota, dhe ishte Musliman e nuk ishte prej idhujtarëve.” [Transmeton Imam Ahmedi, 15367]

 

[13] Transmeton nëna e besimtarëve Ummu Selemeh – RadijAllahu ‘anha – se Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – pasi jepte selam në namazin e Sabahut thoshte: “O Allah! Të kërkoj Ty të më furnizosh me dije të dobishme, furnizim të mirë, dhe vepra të pranuara!” [Transmeton Imam Ahmedi, 26602 dhe Ibn Maxheh 925]

 

 

 

Përktheu: Servet Mata

 

 

Attachments:
FileDescriptionFile size
Download this file (Dhikri i Mëngjesit – Shejkh Abdur-Rrazzak el-Bedër.pdf)Dhikri i Mëngjesit – Shejkh Abdur-Rrazzak el-Bedër.pdf 476 kB