Autor: Shejkh Abdur-Rrazzak ibën Abdul-Muhsin el-Abbad
Burimi: Kitabudh-dhikri ued-du'aai
Duaja (1)
بِسْمِ اللَّهِ ، تَوَكَّلْتُ عَلَى اللَّهِ ، وَ لاَ حَوْلَ وَلاَ قُوَّةَ إِلاَّ بِاللَّهِ
Bismil-Lah, teuek-keltu `alall-Llah, ue la haula ue la ku-uete il-la bil-Lah
“Me Emrin e Allahut (po dal), Atij iu mbështeta (për të gjitha punët e mia), nuk ka lëvizje për njeriun nga një gjendje në një gjendje tjetër, dhe as forcë për të, vetëm se me Lejen e Allahut.” [1]
Duaja (2)
اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ أَنْ أَضِلَّ أَوْ أُضَلَّ أَوْ أَزِلَّ أَوْ أُزَلَّ أَوْ أَظْلِمَ أَوْ أُظْلَمَ أَوْ أَجْهَلَ أَوْ يُجْهَلَ عَلَىَّ
“Allahumme innii e’udhu biKe en edil-le eu udal-le, eu ezil-le eu uzal-le, eu edhlime eu udhleme, eu exhhele eu juxhhele ‘alejje.
“O Allah! Kërkoj Mbrojtjen Tënde që mos t’i devijoj të tjerët e as të tjerët të mos më devijojnë mua! Që mos t’i shtyj të tjerët në gabime (të qëllimshme apo të paqëllimshme) dhe as ata të mos më shtyjnë mua në gabime! Që mos t’iu bëj padrejtësi të tjerëve dhe as ata të mos më bëjnë padrejtësi mua! Që mos të sillem me injorancë dhe marrëzi me të tjerët e as të tjerët të mos sillen me injorancë dhe marrëzi me mua!” [2]
Fundnotat:
[1] Transmeton Enes ibn Malik – RadijAllahu ‘anhu – se Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – ka thënë: “Nëse njeriu del nga shtëpia e tij dhe thotë: “Me Emrin e Allahut (po dal), Atij iu mbështeta (për të gjitha punët e mia), nuk ka lëvizje për njeriun nga një gjendje në një gjendje tjetër, dhe as forcë për të, vetëm se me Lejen e Allahut”, do t’i thuhet ndërkohë: “U udhëzove në rrugë të drejtë, t’u largua e keqja dhe rreziku i shirkut dhe je i ruajtur nga të këqijat dhe dëmtimet.” Gjithashtu do të largohet prej tij shejtani, dhe do t’i thotë atij (shejtanit) një shejtan tjetër: Nuk të ka ngelur mundësi ta devijosh një njeri që është udhëzuar me përmendjen e Allahut, është i mbrojtur prej së keqes dhe shirkut, dhe është i ruajtur prej dëmtimit!” [Transmeton Ebu Daudi 5095, et-Tirmidhi 3426]
[2] Transmeton nëna e besimtarëve, Ummu Selemeh – RadijAllahu ‘anha –, e cila thotë: “Sa herë që Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – dilte nga shtëpia ime, e ngrinte shikimin nga qielli dhe thoshte: “O Allah! Kërkoj Mbrojtjen Tënde që mos t’i devijoj të tjerët e as të tjerët të mos më devijojnë mua! Që mos t’i shtyj të tjerët në gabime (të qëllimshme apo të paqëllimshme) dhe as ata të mos më shtyjnë mua në gabime! Që mos t’iu bëj padrejtësi të tjerëve dhe as ata të mos më bëjnë padrejtësi mua! Që mos të sillem me injorancë dhe marrëzi me të tjerët e as të tjerët të mos sillen me injorancë dhe marrëzi me mua!”” [Transmeton Ebu Daudi 5094, Ibën Maxheh 3884]
Përktheu: Servet Mata