Bismilah...

Autor: Abdur-Rezzak bin Abdul-Muhsin el-‘Abbad el-Bedër

Burimi: Kitabu edh-Dhikri ued-Du’a, fq. 145-146

 

Lutja

اللَّهُمَّ رَبَّ السَّمَوَاتِ السَّبْعِ وَمَا أَظْلَلْنَ، وَ رَبَّ الأَرَضِينَ السَّبْعِ وَمَا أَقْلَلْنَ، وَرَبَّ الشَّياطِينِ وَمَا أَضْلَلْنَ، وَرَبَّ الرِّيَاحِ وَمَا ذَرَيْنَ، أَسْأَلُكَ خَيْرَ هَذِهِ الْقَرْيَةِ، وَخَيْرَ أَهْلِهَا، وَخَيْرَ مَا فِيهَا، وَأَعُوذُ بِكَ مِنْ شَرِّهَا، وَشَرِّ أَهْلِهَا، وَشَرِّ مَا فِيهَا

Allahumme Rabbe-Semauati es-sebë ue ma adhlelne, ue rabbe el-eradine es-sebë ue ma aklalne, ue rabbe shegatini ue ma adlalne, ue rabbe-rrijahi ue ma dherejne, esseluke khajra hadhihi el-karjeh ue kharja ehlila, ue khajra ma fiha, ue eudhubike min sherria ue sherri ehlila ue sherri ma fiha.

“O Allah! Zoti i shtatë qiejve dhe çdo gjë është nën strehën e tyre! Zoti i shtatë tokave dhe çdo gjëje që ato mbajnë sipër! Zoti i shejtanëve dhe atyre që ata i kanë devijuar! Zoti i erërave dhe çdo gjëje që ato shpërndajnë! Të lutem të më japësh mirësinë e këtij vendbanimi, mirësinë e banorëve të tij dhe mirësinë e çdo gjëje që gjendet në të! Kërkoj mbrojtjen tënde nga e keqja e këtij vendbanimi, e keqja e banorëve të tij dhe nga çdo e keqe që gjendet në të!” [1]

__________

[1] Transmetohet nga Suhejbi, radijAllahu anhu, se Pejgamberi kur shikonte një qytet që dëshironte të hynte në të, në atë çast thoshte: “O Allah! Zoti i shtatë qiejve dhe çdo gjë është nën strehën e tyre...” Transmeton Nesaiju në “el-Kubra” (8775).

 

Përktheu: Jeton Shasivari