Bismilah...

Transmeton Aisheh, radijAllahu anha, e cila thotë:

أَنَّ النَّبِيَّ صلى الله عليه وسلم لَمْ يَكُنْ يَتْرُكُ فِي بَيْتِهِ شَيْئًا فِيهِ تَصَالِيبُ إِلاَّ نَقَضَهُ

“Pejgamberi –  sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – nuk linte asgjë që kishte kryq në shtëpinë e tij, veçse e prishte atë.” [Transmeton el-Bukharij, 5952]

________________

Komisioni i Përhershëm për Fetva thotë:

Pasi ke blerë rroba dhe vëren se në to ka kryq, atëherë është e ndaluar të falesh me to dhe është obligim largimi i kryqit me ato gjëra që e bëjnë të mundur largimin e tij, si për shembull duke e gërvishtur, duke e ngjyer me bojë, apo me gjëra të tjera të ngjashme. Argument për këtë është ajo çfarë ka transmetuar el-Bukharij në "Sahihun" e tij nga Imran ibn Hitan se Aisheh, radijAllahu anha, i ka treguar atij duke i thënë: “Pejgamberi - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - nuk linte asgjë që kishte kryq në shtëpinë e tij, veçse e prishte atë.” [Transmeton el-Bukharij, 5952]

 

📚Burimi: Fetaua el-Lexhnetu ed-Daimeh, 19/24

Përktheu: Servet Mata