Autor: Shejkh Muhamed Nasirud-Din el-Albani
Burimi: Audiokaseta n.737 e serisë “Silsiletul-Huda uen-Nur”
http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=130779
Pyetësi: Kjo është një pyetje rreth temës që hodhi vëllai për demokracinë. Dhe unë që në fillim e kam ditur fjalën tënde për këtë temë, elhamdulilah. Mirëpo dua të përmend një pjesë të vogël rreth gjendjes së vëllezërve atje. Për shembull, mund të futen në parlament ata që pretendojnë Islamin, siç janë Ahbashët apo të tjerë si puna e tyre. Dhe nëse ata hyjnë në parlament ata ndikojnë në ato zona ku mund të... ndaj banorëve të atyre zonave dhe i detyrojnë, pra ata që hynë në parlament, i detyrojnë që t’i mbështesin derisa të arrijnë të fitojnë prej Ehli-Sunnetit. Dhe ata kanë bërë plan... ata nuk e duan demokracinë që të arrijnë tek Khilafeti, porse ata duan të shfrytëzojnë hapësirat që gjejnë tek ligjet sekulariste në mënyrë që të reduktojnë presionin që bëhet mbi Islamikët. A ka ndonjë gjë të keqe tek kjo?
Përgjigje nga Shejkhul Albani: “O vëlla, në nuk e përkrahim absolutisht hyrjen në parlament, ngase shkatërrimi do të jetë më i madh se përmirësimi. Dhe fjala që përmende përputhet me parimin që thotë – parim i cili nuk është Islamik por parim Zionist – se “Qëllimi justifikon mjetin”. Dhe ne kemi përvojë gjithashtu. Jo se e kemi provuar ne (hyrjen në parlament), por i kemi parë njerëzit që adoptuan këtë mendim.
I kemi parë njerëzit që hynë në parlament dhe pasoja ishte shumë e keqe. Mund të ketë ndonjëfarë përmirësimi të pjesshëm në disa aspekte, porse disa aspekte të tjera do të jenë shkatërrim për fenë. Ne nuk kemi rreshtur së mbajturi qëndrimin që e kemi shpjeguar më herët: nuk arritet rrugëzgjidhje me të tilla rrugë të shtrembëra, ngase parimi “Qëllimi justifikon mjetin” nuk është kurrë parim Islamik. Unë me qëllim që të pakësoj dëmin ndaj njeriut duhet të kundërshtoj Islamin?
Shumë prej të rinjve Muslimanë – dhe dje e thashë këtë pyetje – a u lejohet të rinjve Muslimanë me mjekrra që të rruajnë mjekrrat nga frika se do t’u bjerë ndonjë dëm? “Qëllimi justifikon mjetin” – ky s’është parim Islamik. Akideja Islame thotë:
وَمَن يَتَّقِ اللَّهَ يَجْعَل لَّهُ مَخْرَجًا وَيَرْزُقْهُ مِنْ حَيْثُ لَا يَحْتَسِبُ
“Dhe kush i frikësohet Allahut (duke zbatuar urdhërat e Tij dhe duke qëndruar larg ndalesave të Tij) Ai do t’i japë atij rrugëzgjidhje dhe do ta furnizojë andej nga nuk e pret.” Et-Talak 2-3
Përktheu: Alban Malaj