Autor: Shejkh ‘Abdul-‘Azijz err-Rraxhihij
Pyetje: Shejkh bujar ‘ Abdul-‘Azijz Ibën ‘AbdIlah err-Rraxhihij – Allahu u dhëntë sukses në çdo të mirë –, esselamu alejkum ue rahmetullahi ue barakatuHu.
E më tej:
Shpresoj nga bujaria juaj një përgjigje për pyetjen time:
Ju e dini – Allahu u ruajt – se mbas pak do të zhvillohen zgjedhjet presidenciale në Egjipt, prandaj çfarë gjykimi ka votimi në to?
Përgjigje: Ue alejkumusselamu ue rahmetullahi ue barakatuHu.
Të gjitha lavdet janë për Allahun, Zotin e gjithësisë, kurse lavdërimet dhe paqja qofshin për Pejgamberin tonë, Muhamedin, si dhe për Familjen e tij, për Shokët e tij dhe për pasuesit e tyre.
Më tej:
Unë nuk mendoj se duhet të zgjidhet për president ai që i përket rrymës sekulariste dhe as ai që i përket el-Ikhuanul-Muslimin, porse zgjedhja duhet të bëhet nga ana e atyre që janë Ehlul-Hal uel-‘Akd (njerëzit e pushtetit dhe njerëzit e dijes) e jo nga çdo njeri, si dhe duhet të zgjidhet ai që e zbaton Fenë e Allahut, siç ka ardhur në Sahihun e Muslimit se Pejgamberi – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem – ka thënë: “Kjo çështje (Khilafeti) do vazhdojë të jetë e Kurejshëve derisa të mbeten prej tyre dy veta, për sa kohë që e zbatojnë Fenë…” apo siç ka thënë ai – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.
Kështu që, zgjedhja i takon Ehlul-Hal uel-‘Akd (njerëzve që kanë autoritet në popull dhe dijetarëve), kurse pjesa tjetër e njerëzve i ndjekin ata, ata që e zbatojnë Fenë e Allahut dhe gjykojnë me Sheriatin e Allahut mes robërve të Allahut. Ama që të zgjedhësh ata që i përkasin rrymës Sekulariste apo el-Ikhuanul-Muslimin, ky është devijim nga Feja e Allahut dhe tradhëti ndaj robërve të Allahut.
Allahu u dhëntë sukses Muslimanëve në atë që është e saktë, i drejtoftë hapat e tyre dhe i largoftë nga shkarjet dhe devijimi.
Allahu i forcoftë të gjithë tek Udhëzimi.
Allahu i dhëntë lavdërime, paqe dhe bekime robit të Allahut dhe të Dërguarit të Tij, Pejgamberit tonë, Muhamedit, si dhe Familjes së tij dhe Shokëve të tij.
Shkroi: ‘ Abdul-‘Azijz Ibën ‘AbdIlah err-Rraxhihij
Më: 7/7/1433 Hixhrij
Përktheu: Alban Malaj