Bismilah...

Autor: Shejkh Muhammed Nasirud–Diin el–Albanij

 

Nga ky lloj njerëzish, disa prej tyre – e kanë publikuar këtë edhe gazetat këtu, e më duket se është fjala e Shejkh ‘Umer Eshkar – argumentohen me Jusufin – ‘alejhis–selam – për të qenë ministër për atë që nuk gjykon me ligjet që ka zbritur Allahu! E shikon? Pra, ata kapen – siç e thotë shembulli, për disa prej tyre – mbas rrezeve të Hënës. Në mendimet dhe mendjet e tyre u shfaqën ide të cilat i pushtuan ata, e pastaj ata kërkojnë që t’i mbështesin ato me tekste të Sheriatit, mirëpo nuk gjejnë asnjë, përveç që të dalin kundër teksteve të qarta.

 

وَمُهَيْمِنًا عَلَيْهِ

dhe dëshmues i tyre.” [el–Ma`ideh, 48]

 

Kur`ani Fisnik gjykon se ai është dëshmues për Librat e Shpallur që ishin përpara tij.

 

Dhe siç dihet nga hadithi sahih, se i Dërguari – sal–lAllahu 'alejhi ue sel–lem –, kur pa në dorën e Umer Ibnul–Khattabit disa fletë, ai e pyeti ç’janë ato, kurse ai i tha: “Janë fletë nga Teurati.” Atëherë ai i tha:

يا ابن الخطاب، أمتهوكون أنتم كما تهوكت اليهود و النصارى؟؟ والذي نفس محمد بيده، لو كان موسى حيّاً ما وَسِعَه إلا اتِّبَاعي.

“O Ibnul–Khattab, a mos po dyshoni ashtu siç dyshuan Çifutët dhe të Krishterët? Pasha Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti i Muhamedit, po të kishte qenë gjallë Musa, ai s’do të kishte patur zgjidhje tjetër pos pasimit tim.”

 

Ndërsa sot, ata nuk mbetën të kënaqur me Sheriatin e të Dërguarit të Allahut – sal–lAllahu 'alejhi ue sel–lem –, i cili është gjykues mbi të gjithë sheriatet e tjera, atëherë kur nuk gjetën në të se me çfarë ta mbështesnin devijimin e tyre nga Sheriati, kështu, ata iu mbështetën sheriatit të Musait – ‘alejhis–selam – dhe sheriatit të Jusufit – ‘alejhis–selam –. Pastaj, është edhe një fatkeqësi tjetër, se ata i krahasojnë vetet e tyre, si njerëz të gabueshëm që janë, me Pejgamberët që janë të pagabueshëm. Pra, kjo është një fatkeqësi tjetër. Domethënë kemi dy probleme, problemi i shkëputjes dhe mbështetjes në baza jo–sheriatike, së pari, pastaj krahasimi i veteve të tyre me Pejgamberët që janë të pagabueshëm. Sikur të mjaftonte vetëm një problem apo një fatkeqësi, mirëpo kemi dy fatkeqësi e ndoshta ka edhe fatkeqësi të tjera. Prandaj ne themi: lusim Allahun që të na ruajë nga sherri i fitneve, i atyre që janë të shfaqura dhe atyre që janë të fshehura.

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

 

Përktheu: Alban Malaj