Bismilah...

 Autor: Shejkh Abdul-‘Azijz bin Baz

Burimi: Kaseta me numër 11, regjistruar në ligjëratën e mbajtur në muajin Dhul-Hixheh në vitin 1408H (1987) me titull “et-Teuijjetul-Islamije”


Pyetje: A i këshilloni ata (studentët e dijes) kinse ua aprovon anëtarësimin nëpër këto Xhemate: Xhematul-Ikhuan, Xhemati-Tablig, Xhematul-Xhihad, ky e ky xhemat…, apo i këshilloni ata që qëndrojnë duke kërkuar dije me studentët e dijes të Dauetit Selefi?

 

Përgjigje: Të gjitha lavdërimet janë vetëm për Allahun. Lavdërimi dhe bekimi i Allahut të Lartësuar qoftë mbi Pejgamberin e Tij.

 

Ne i këshillojmë ata që të bashkohen që të gjithë në një rrugë të vetme, e cila është… (fjalë të paqarta) duke kërkuar dije dhe duke arritur kuptimin e Librit dhe Sunetit – dhe të ecin në menhexhin e Selefus-Salih. Por sa i përket ndarjes nëpër parti (tehezzub) si Ikhuanul-Muslimin apo Xhematul-Xhihad e kështu me rradhë, atëherë unë këtë nuk e këshilloj. Ajo është gabim. Por ne i këshillojmë ata që të bashkohen në një rrugë të vetme, (të jenë) një Xhemat i vetëm – duke e këshilluar njëri-tjetrin me të vërtetën dhe (fjalë të paqarta) … dhe duke patur miqësi me Ehli-Sunetin dhe Xhematin. Kjo është rruga e saktë për ndalimin e kundërshtimeve. Dhe nëse ka grupe (xhemate) tek ajo rrugë – kjo nuk ka problem – për shembull një grup në (fjalë të paqarta)… apo një grup për shembull në San’a – por që ata të jenë të gjithë në rrugën e Selefizmit duke ndjekur Librin dhe Sunetin, duke thirrur për tek Allahu dhe duke patur miqësi me Ehli-Sunetin dhe Xhematin, pa tehezzub (ndarje nëpër grupacione dhe xhemate) dhe pa te’asub (fanatizëm për grupin apo xhematin që pason edhe nëse janë në rrugë të gabuar) – kjo nuk ka problem, edhe sikur të jetë një numër grupesh për sa kohë që rruga dhe qëllimi i tyre është një.

 

 

Përktheu Alban Malaj