Autor: Shejkh 'Abdul-Muhsin el-'Abbad
Thotë pyetësi: Çfarë qëndrimi të mbajmë ne ndaj shkencëtarëve qafira të astronomisë që u ngjitën në Hënë dhe pastaj thanë se ajo kishte pësuar një shpërthim shumë të madh dhe u nda dhe pastaj u bashkua sërish? A t'u përmendim atyre ajetin e Kur`anit dhe ta pohojmë atë që thonë ata?
Përgjigje: Fjala e qafirave nuk duhet të përfillet dhe nuk duhet të dëgjohet. Gjithashtu, arritja e tyre në Hënë nuk është e realizuar. Arritja e tyre në Hënë nuk është e realizuar. Në të vërtetë kjo është veçse një fjalë dhe një pretendim nga ana e tyre. Dhe dihet mjaft mirë se po të kishte qenë çështja ashtu siç thonë ata, arritja në Hënë s'do të kishte ndodhur veçse një herë, por do të kishte patur udhëtime të njëpasnjëshme dhe do të kishin çuar njerëz në Hënë. Mirëpo, meqë kjo paska ndodhur vetëm një herë, atëherë kjo tregon për pavërtetësinë e këtij pretendimi dhe që ata nuk kanë arritur në Hënë. Po.
Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org
Përktheu: Alban Malaj