Bismilah...

Autor: Muhamed el-Emin esh-Shenkiti (1393 h.)

 

1Shejkh Muhamed el-Emin esh-Shenkiti, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

Fjala e Allahu të Lartësuar ku thotë:

وَجَعَلْنَا السَّمَاءَ سَقْفًا مَحْفُوظًا وَهُمْ عَنْ آيَاتِهَا مُعْرِضُونَ

“Ne e bëmë qiellin kulm të qëndrueshëm, kurse ata ua kthejnë shpinën argumenteve tona.” El-Enbija, 32

Ky ajet fisnik ngërthen tre çështje:

E para: Allahu, i Madhërishëm dhe i Lartësuar, e ka bërë qiellin kulm, që do të thotë se ai është për tokën si kulmi për shtëpinë.

E dyta: Këtë kulm e bëri të qëndrueshëm dhe të fortë.

E treta: Qafirat ua kthejnë shpinën argumenteve që gjenden në qiell; nuk marrin mësim prej tyre dhe nuk përkujtohen.”

Allahu sqaroi se ky qiell është i qëndrueshëm që nuk çahet dhe prishet; nuk ka nevojë për riparim dhe mirëmbajtje, siç janë kulmet dhe çatitë që nëse kalon një kohë, duhet riparuar. Siç është fjala e Tij të Lartësuarit:

فَارْجِعِ الْبَصَرَ هَلْ تَرَى مِنْ فُطُورٍ

“Hidhi një vështrim (qiellit): a sheh ndonjë çarje në të?” el-Mulk, 3

 Dhe fjala tjetër e Tij:

أَفَلَمْ يَنْظُرُوا إِلَى السَّمَاءِ فَوْقَهُمْ كَيْفَ بَنَيْنَاهَا وَزَيَّنَّاهَا وَمَا لَهَا مِنْ فُرُوجٍ

“A nuk e vështrojnë ata qiellin që është sipër tyre, si e kemi ndërtuar dhe zbukuruar, pa kurrfarë plasaritje në të?” Kaf, 6   

Pra, qielli nuk ka çarje dhe vrima. [1]

2Shejkh Muhamed el-Emin esh-Shenkiti, Allahu e mëshiroftë, në një vend tjetër thotë:

Fjala e Allahut të Lartësuar ku thotë:

وَجَعَلْنَا السَّمَاءَ سَقْفًا مَحْفُوظًا

“Ne e bëmë qiellin kulm të qëndrueshëm...” El-Enbija, 32

Si dhe ajete tjera të ngjashme, janë argumente të qarta se ajo që pretendojnë ateistët, qafirat dhe ata që i pasojnë verbërisht këta të cilët në fakt janë qorra dhe që pretendojnë se janë Muslimanë, dhe thonë se qielli është hapësirë e jo masë e ndërtuar. Kjo është kufër, ateizëm, dalje nga feja (zendekah) dhe përgënjeshtrim i teksteve të Kuranit të Madhërishëm.  [2]

3Shejkh Muhamed el-Emin esh-Shenkiti, Allahu e mëshiroftë, në një vend tjetër thotë:

Fjala e Tij të Lartësuarit:

وَيُمْسِكُ السَّمَاءَ أَنْ تَقَعَ عَلَى الْأَرْضِ إِلَّا بِإِذْنِهِ

“Ai e mban qielli që mos të bjerë në tokë; (kjo mund të ndodh) vetëm se me lejen e Tij.” el-Haxh, 65

I Madhërishmi dhe i Lartësuari, ka përmendur në këtë ajet se Ai është që e mban qiellin dhe e ndalon atë që mos të bjerë në tokë, kështu të shkatërrohet ajo që është në tokë. Nëse Ai do të dëshironte, do t’i jepte leje qiellit dhe ai do të rrëzohej mbi tokë dhe do t’i shkatërronte ata që janë në tokë.” [3]

-----------------------------------

[1] Aduaul-Bejan, 4/143-144.

[2] Aduaul-Bejan, 5/297.

[3] Aduaul-Bejan, 5/295.

 

Përktheu: Jeton Shasivari