Autor: Hamud bin Abdullah et-Tuejxhrij (1413 h.)
Burimi: Mexhmu’mu Muel-lefat ue Rasail et-Tuejxhrij, vëll. 3, fq. 322
Transmetohet nga Ibën Abbasi, radijAllahu anhuma, nga i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, se ka thënë: “Allahu, i Madhëruar dhe i Lartësuar, e ka bërë harem (të shenjtë) këtë vend (Qaben me rrethinën përreth saj) ditën që i krijoi qiejt dhe tokën dhe e formoi atë në ditën që formoi diellin dhe hënën. Ajo që është mbi të në qiell, është harem. Askujt nuk i është lejuar para meje (lufta në të) [1], por më është lejuar vetëm mua një orë brenda ditës. Pastaj u kthye përsëri ashtu siç ishte.” Transmeton Taberanij dhe Ebu Nuajmi në “el-Hiljeh” nga rruga e transmetimit të tij dhe për një pjesë të hadithit ka sheuahid (hadithe tjera që mbështesin një hadith) në Dy Sahihat dhe në libra tjerë, nga hadithi i Ibën Abbasit, Ebu Hurejras dhe Ebi Shurejh el-Khuzaij, radijAllahu anhum. (E kanë nxjerrë Taberiu në “el-Kebir” 11025, dhe Ebu Nuajmi në “el-Hiljeh”, 4/19.)
Ky hadith është argument për palëvizëshmërinë dhe qëndrueshmërinë e tokës. Nga ky tekst nxirret konkulzion se është harem edhe qielli që është sipër Mekkes.
Nëse toka do të rrotullohej, siç pretendojnë ithtarët e astronomisë moderne (agjencia hapësinore amerikane NASA), haremi i qiellit (Bejtul-Mamur) nuk do të ishte pingul mbi haremin e dunjasë në çdo kohë, por përkundrazi një herë do të qëndronte pingul mbi Qaben e dunjasë dhe shumë herë tjera do të qëndronte pingul mbi vendet tjera. [2] E kjo është përgënjeshtrim për hadithin pa asnjë argument.
________________________
[1] Shënim i përkthyesit: Ibën Haxher el-Askalanij, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “...një orë brenda ditës...” do të thotë: një kohë e caktuar, e që është për qëllim dita e çlirimit të Mekkes. Kjo kohëzgjatje ishte prej lindjes së diellit e deri në iqindi, në të cilën u lejua lufta në të.”
Burimi: Fet’hul-Barij, 1/198
[2] Shënim i përkthyesit: Transmetohet nga Khalid bin Ararah se një njeri i tha Aliut, radijAllahu anhu: “Çfarë është Bejtul-Mamuri?” Ai tha: “Është një Shtëpi (Qabe) në qiell e cila quhet “ed-Duraah” dhe qëndron pingul sipër Qabes. Shenjtëria e saj në qiell është si shenjtëria e Qabes në tokë. Çdo ditë falen në të 70.000 melaike dhe kurrë nuk u bie radha që të kthehen më në të.”
Dikush na përmendi një ditë se i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, u patë thënë një ditë Sahabëve: “A e dini se çfarë është Bejtul-Mamur?” Ata thanë: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri!” Ai tha: “Ajo është një xhami në qiell dhe poshtë saj qëndron Qabja. Nëse ajo do të rrëzohej, do të binte mbi Qabe...”
Burimi: Es-Silsiletu Sahihah e Shejkh Albanit, 1/859
Përktheu: Jeton Shasivari