Alij el-Muti’ij ka thënë: “Allahu i Lartësuar ka thënë:
﴿ٱلَّذِي جَعَلَ لَكُمُ ٱلۡأَرۡضَ فِرَٰشٗا ﴾
‘Ai i Cili e ka bërë tokën shtrat për ju.’ El-Bekare, 22
Të gjithë këto ajete tregojnë nga ana e jashtme se toka lëviz dhe është rreth.”
_____________
Kundërpërgjigjja e dijetarit të madh, Shejkh Hamud et-Tuejxhrit, Allahu e mëshiroftë:
“Kjo nuk është e vërtetë, sepse ajetet e Kuranit tregojnë qartazi dhe shkoqur se toka është e palëvizshme dhe nuk është rreth, në mënyrë që krijesat të banojnë sipër saj dhe që kafshët të qëndrojnë të qeta sipër saj; toka të jetë shtrat, shtrojë, qilim, e rehatshme dhe e palëvizshme. Por nëse toka do të lëvizte ashtu siç lëvizin retë nga erërat, atëherë ai që ka logjikë nuk do të thoshte se toka lëviz dhe në të njëjtën kohë është shtrojë dhe e qëndrueshme.”
Burimi: el-Mexhmuatu eth-Thalitheh, fq. 413
Përktheu: Jeton Shasivari