Bismilah...

Autor: Shejkh ‘Ubejd el-Xhabirij
Burimi: http://ar.miraath.net/fatwah/5091


 

Pyetësi thotë: Besimi se Toka rrotullohet rreth Diellit, ashtu siç thonë astronomët, a kondsiderohet kufër?


Përgjigje: Them se ajo që ka ardhur në Kur'an dhe në Sunet, tregon se është Dielli ai i cili rrotullohet dhe lëviz dhe se Toka është e palëvizëshme. Dhe prej argumenteve që tregojnë se Toka është e palëvizëshme dhe se Dielli është ai që lëviz dhe vërtitet, është hadithi i saktë: se Jusha’ Ibën Nuun (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), zëvendësi i Musait dhe Harunit (‘alejhimas-salatu ues-selam), trashëgimtari i pejgamberisë mbas atyre të dyve, iu afrua Shtëpisë së Shenjtë (në Jeruzalem) dhe Dielli kishte filluar të perëndonte, dhe ai tha:

“Ti (o Diell) je i urdhëruar (që të perëndosh) dhe unë jam i urdhëruar (që të çliroj Shtëpinë e Shenjtë)! O Allah ndale atë për ne!” Dhe ai u ndal derisa Allahu e çliroi (Shtëpinë e Shenjtë) me të.” Kështu pra, nëse do të ishte toka ajo që rrotullohet, atëherë fjala e këtij pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) do të kishte qenë për të e jo për Diellin. Dhe pejgamberët janë të pastër. Pra, kjo tregon se thënia që Dielli është i palëvizshëm është përgënjeshtrim i Kur'anit dhe Sunetit, dhe kjo është teori e qafirave (mosbesimtarëve) dhe astronomëve, nga të cilët pjesa më e madhe janë injorantë. Po.

 

 

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Alban Malaj