Autor: Ebu Zekerija Muhijjuddin bin Jahja bin Sheref en-Neueuij (676 h.)
Burimi: el-Minhaxh fi Sherhi Sahihil Muslim ibnil Haxh-xhaxh, 1/527, botimi “Daru Siddik”
Transmeton Aisheja - radijAllahu anha – duke thënë: “E pyeta: o i Dërguari i Allahut, Ibn Xhud'ane i mbante lidhjet farefisnore në kohën e injorancës dhe i ushqente të varfrit, a do t'i bëjë dobi kjo atij? I Dërguari i Allahut - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - tha: “Nuk do t'i bëjë dobi! Ai asnjëherë nuk tha: ‘O Zoti im, m'i fal gjynahet e mia Ditën e Gjykimit.’” [Transmeton Muslimi, 214]
Imam en-Neueuij në shpjegimin e këtij hadithi, thotë:
“Domethënia e këtij hadithi është: ato gjëra që bënte ai si mbajtja e lidhjeve farefisnore, ushqimi i të varfërve dhe bamirësitë e ndryshme, nuk do t'i bëjnë dobi në Ahiret, për shkak se ai është kafir (mosbesimtar)! Ky është kuptimi i fjalës së Pejgamberit - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Ai asnjëherë nuk tha: o Zoti im, m'i fal gjynahet e mia Ditën e Gjykimit!” D.m.th. ai nuk e besonte Ringjalljen! E ai që nuk e beson Ringjalljen është kafir dhe nuk i bën dobi vepra e mirë!
El-Kadij ‘Ijad – Allahu e mëshiroftë – ka thënë: “Ka Ixhma se kufarëve nuk do t’u bëjnë dobi veprat e tyre. Ata as që do të shpërblehen për to me ndonjë të mirë, e as që do t’u pakësohet dënimi, por disa prej tyre do të kenë dënim më të madh se disa të tjerë, në varësi të krimeve që kanë bërë.”
Përktheu: Servet Mata