Autor: Imam Muhamed Nasirud-Din el-Albani
Duhet patjetër të bëhet një përkujtim, ngaqë ajo që përmendet në disa libra të hadithit dhe në disa libra të Siras (jetëshkrimit të Pejgamberit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), se ajo që i largoi kufarët e Kurejshëve pasi që i ndoqën gjurmët e tyre derisa të kërkuarit apo dy të kërkuarit (Pejgamberi– sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - si dhe Ebu Bekri) u strehuan në shpellë, ata (Kufarët) pretenduan se pëllumbi kishte bërë folenë (tek hyrja e shpellës) dhe e kishte bërë vezën, dhe merimanga gjithashtu e kishte endur cergën (rrjetën) e saj. Kështu, ata (Kufarët) thanë: “S’ka mundësi që të ketë ndonjë njeri në këtë shpellë.” Dhe ia mbathën.
Kjo (ngjarje) nuk është saktë sipas rrugës së Ehlul-Hadithit (njerëzve të hadithit – muhadithëve), së pari nuk është e saktë. Pastaj ka një transmetim të fortë (të saktë) ku Allahu - ‘Azze ue Xhel-le - e urdhëroi një engjëll që ta mbulojë me krahët e tij hyrjen e shpellës dhe si pasojë e kësaj, ata nuk i panë.
Video në AudioSelefi.org
Përktheu: Jeton Shasivari