Bismilah...

Autor: Shejkh 'AbdUllah el-Gudejan

 

Më erdhi në zyrë një person që kishte rënë në hall dhe më tha: "Unë kam udhëtuar jashtë vendit për të kryer studimet dhe kam jetuar në një pallat. Ngjitur me mua banonte një burrë me gruan e tij. Kam banuar te ky pallat për katër vjet dhe që në fillim e kam vrojtuar këtë burrë, kur dilte nga shtëpia e kur kthehej, derisa arrita të lidhem me gruan e tij. Gjatë gjithë këtyre katër viteve, unë kam vazhduar ta mbaj lidhjen me gruan e tij, në kohën kur burri i saj nuk ishte në shtëpi. Pastaj u diplomova dhe u ktheva në vendin tim. Atëherë fillova të kërkoj vajzë me fetari, siç ka ardhur në hadith: "Merre atë femër që është fetare..." E gjeta një të tillë dhe u martova me të. Pastaj u vendosëm në një pallat. Por, ngjitur me apartamentin ku ishim ne, banonin pesë djelmosha, që të gjithë beqarë. Dhe që të pestë ata janë lidhur me gruan time. Tani qysh ta zgjidh unë këtë hall?"

 

O vëlla, i Dërguari - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem - thotë:

اعفوا تعف نساؤكم

"Bëhuni të ndershëm, që të jenë të ndershme edhe gratë tuaja." [1]

Kështu që, ti je sebepi dhe kjo që të ka rënë ty është ndëshkim nga Allahu i Madhëruar e i Lartësuar. Atë gjë që ti kërkon ta bësh me gratë e të tjerëve, kanë për ta bërë edhe me gratë e tua, deshe apo s'deshe ti.

Kështu që, njeriu duhet të ketë frikë Allahun dhe duhet të ndalë shikimin. Nëse do që të martohet, atëherë le të marrë një, dy, tre, katër, Allahu e forcoftë! Por ama, që ta fusi veten e tij në fitne duke parë gratë e njerëzve, kështu ai merr gjynah nga njëra anë, e nga ana tjetër ka për t'u ndëshkuar te vetë gratë e tij. Kështu jo! Ai duhet të ketë frikë Allahun. Po.

________________________

Shënim i përkthyesit:

[1] Ky hadith nuk është i saktë. Rrugët e transmetimit të këtij hadithi i ka deklaruar të pasakta Shejkh Albani, Allahu e mëshiroftë, në librin Da'if et-Tergib uet-Terhib, vëll.2/fq.1667.

 

Përktheu: Alban Malaj