Bismilah...

Zoti i Madhëruar e i Lartësuar po të thotë ty:

أفَلَا يَتَدَبَّرُونَ

"A nuk po meditojnë ata...?"

Kjo është një thirrje e lehtë dhe e lehtësuar!

أَفَلَا يَتَدَبَّرُونَ ٱلْقُرْءَانَ ۚ وَلَوْ كَانَ مِنْ عِندِ غَيْرِ ٱللَّهِ لَوَجَدُواْ فِيهِ ٱخْتِلَٰفًا كَثِيرًا

"A nuk po meditojnë ata në Kur'anin! E sikur ai të kishte qenë nga tjetër kush e jo nga Allahu, ata padyshim që do të kishin gjetur në të kundërthënie të shumta!" [en-Nisaa, 82]

أَفَلَا يَتَدَبَّرُونَ ٱلْقُرْءَانَ أَمْ عَلَىٰ قُلُوبٍ أَقْفَالُهَآ

"A nuk po meditojnë ata në Kur'anin?! Apo mos vallë zemrat janë të kyçura?!"

Domethënë ne i kemi mbyllur Kur'anët, nuk po lexojmë më në Kur'an, nëpër shtëpia nuk po lexohet më Kur'ani. Kjo është fatkeqësi! Të kalon dita pa e hapur asnjëherë të vetme Kur'anin, kjo është fatkeqësi! Kjo është fatkeqësi me kuptimin e plotë të fjalës fatkeqësi! Sepse ky Kur'an është Fjala e Allahut të Madhëruar e të Lartësuar, andaj duhet të gëzohesh e të krenohesh me të. Edhe nëse ti je hafiz i Kur'anit, prapëseprapë ti duhet ta lexosh Kur'anin. Imam Ahmedi, Allahu e mëshiroftë, në shtëpinë e tij e hapte Kur'anin çdo ditë! Ka thënë njëri nga bijtë e tij, më duket se ishte AbdUllahu, i cili thotë se: "Kur hynim tek ai, ai e mbyllte Kur'anin."

 

Përktheu: Alban Malaj