Autor: Shejkh Salih el-Feuzan (Allahu e ruajt)
Burimi: Shkëputur nga kaseta e dytë me titull, “et-Tahdhir minel-Bid’ah” e inçizuar më 1416 Hixhrij në Heutah Sedir
Pyetje: A është Selefizmi një hizb (grupacion) mes hizbijeve (grupacioneve) të ndryshme dhe a është e qortueshme që të cilësohesh me ta?
Përgjigje: Selefizmi është Grupi i Shpëtuar (el-Firkatun-Naxhie), dhe ata janë Ehlus-Sunneh uel-Xhema’ah. Ai nuk është një grupacion mes partive të ndryshme, mes atyre të cilat sot quhen parti. Por ata janë Xhemati, Xhemati që ndjekin Sunetin dhe Fenë. Ata janë Ehlus-Sunneh uel-Xhema’ah. I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Nuk do të pushojë së egzistuari një grup nga Umeti im që janë të qartë në të vërtetën, që nuk dëmtohen nga ata që i tradhëtojnë dhe as nga ata që i kundërshtojnë.”
Dhe ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë poashtu: “Dhe ky Umet do të ndahet në shtatëdhjetë e tri sekte; të gjitha ato janë në Zjarr përveç njërit.” Ata thanë: “Kush është ky o i Dërguari i Allahut?” Ai u përgjigj: “Janë ata që ndjekin rrugën ku jam unë dhe shokët e mi sot.” Kështu që, Selefizmi është një grup njerëzish që janë në medh’hebin e Selefëve, në rrugën në të cilën ishte i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe shokët e tij, dhe ai nuk është një grup mes grupeve bashkëkohore që gjenden sot. Përkundrazi, ai është i njëjti Xhemat i vjetër që daton që nga koha e të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i cili e trashëgon këtë rrugë dhe vazhdon më tej, dhe nuk rresht kurrë së qënuri i qartë në të vërtetën derisa të vijë Ora e Fundit, siç na ka njoftuar ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).
Përktheu Alban Malaj