Bismilah...

Autor: Shejkh Salih el-Feuzan




Pyetje: Allahu u shpërbleftë me të mira! Thotë pyetësi: disa thirrësa në fushën e davetit sot – Allahu i udhëzoftë – thonë se fjala “Selefij” i ndan njerëzit nga njëri-tjetri, prandaj mos thuaj “Unë jam Selefij”.


Shejkh Feuzani: Po, po, fjala Selefij i ndan njerëzit, ndan Selefit nga bidatçitë dhe njerëzit e devijimit. Elhamdulilah, kjo është veçori dalluese, që njeriu të jetë në medh`hebin e Selefëve.


Unë besoj fenë e të parëve të mi - Ibrahimit, Is’hakut dhe Jakubit. Ne, kurrë nuk mund t’i shoqërojmë Allahut ndonjë gjë (në adhurim).” [Jusuf, 38]

Ndjekja e Selefëve në Teuhid dhe në Akijde është nder dhe lëvdatë dhe ne mburremi me këtë dhe e lusim Allahun që të na bëjë ndjekës të medh`hebit të Selefëve dhe të na bëjë të palëkundur në të. Po. Madje edhe po të ndahen njerëzit, ne nuk i grumbullojmë njerëzit, ne nuk i grumbullojmë njerëzit, porse i thërrasim në medh`hebin e Selefëve dhe në Akijden e saktë. Nëse i përgjigjen kësaj thirrjeje, elhamdulilah, e nëse duan të ndahen, janë ata që e bëjnë këtë zgjedhje për vetet e tyre. Po.

 

 

 

Përktheu: Alban Malaj

Video në AudioSelefi.org