Autor: Shejkh Muhamed bin Hadij
Burimi: Sahab.net
Pyetje: Kjo pyetje thotë: Allahu ua shpërbleftë me të mira! A është e saktë kjo thënie: se nxënësi i dijes nuk flet për persona që janë prej Ehli-Sunetit, të cilët kanë rënë në gabime, vetëm se duke pyetur dijetarët?
Përgjigje: Jo, kjo nuk është e saktë, porse ai flet për të sqaruar gabimin e tij. Nëse është prej dijetarëve të sunetit apo prej Ehli-Sunetit apo të tjerëve; kjo është nevojë, sqarimi i tij është i nevojshëm. Nëse ai vjen dhe shikon dikë, për të cilin kihet frikë se të tjerët do ta pasojnë në gabimin e tij, thotë: Kjo është gabim! Filani ka gabuar në këtë çështje! Thënia e filanit është e dobët! Kurse thënia e filanit është më e saktë! Edhe nëse është prej Ehli-Sunetit. Dhe me të vërtetë dijetarët nuk kanë rreshtur së refuzuari njëri-tjetrin që në kohët e herëshme, e në këtë nuk ka gjë të keqe.
Dhe e lusim Allahun Subhanehu ue Te’ala që të na japë sinqeritet në fjalë dhe vepra. Lavdërimet, bekimet dhe begatitë e Allahut qofshin mbi robin dhe të Dërguarin e Tij, Muhamedin, si dhe mbi Familjen e tij, mbi Shokët e tij dhe mbi ata që e ndjekin atë në mirësi.
Përktheu: Umm ‘Akil