Bismilah...

Shejkh Muhamed bin Hadij

Burimi http://www.ajurry.com/vb/showthread.php?t=33794

Shejkh Muhamed bin Hadij:

Çfarë mund të të fshihet nëse shikon se kush është me të? Tani, muslimanët e rëndomtë (‘auam), nuk dijnë shkrim e as lexim, nëse të shohin ty se ecë me një të kritikuar (në fe), të thotë ty me një fjalë të qartë: “A nuk gjete dikë tjetër që ta shoqërosh vetëm se këtë? Apo jo? Përse? Për të të refuzuar ty që shoqërohesh me të, shoqërim i cili është poshtërim për ty.

Kjo ka qenë te Selefët (Allahu i Lartësuar i mëshiroftë), dhe L’ameshi (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Ata nuk pyesnin për një person pas këtyre tre gjërave.” Pas këtyre tre gjërave nuk pyesnin më për të, nëse shikonin tek ai këto tre gjëra:

1. Me kë ecën

2. Me kë hyn

3. Dhe cilin e shoqëron prej njerëzve.

Me kë shoqërohet? Me kë ecën? Me kë shkon? Me cilin vjen? Mbaroi me kaq. E njihnin atë.

Sufjan eth-Theuri (Allahu e mëshiroftë) në atë që transmeton Jahja bin Sei’d el-Katani – Imami i dijes – i cili thotë:

Sufjan eth-Theuri (Allahu e mëshiroftë) erdhi në Basrah - Jahja ishte nga Basrah kurse Sufjan eth-Theuri nga Kufeja (Allahu i mëshiroftë të gjithë) – pra, Jahja bin Sei’d el-Katani rrëfen dhe thotë: “Kur erdhi Sufjan eth-Theuri në Basrah filloi të interesohej për punën e Rabiut - d.m.th për Ibn Sabih es-S’adin - dhe pozitën e tij tek njerëzit, vendin e tij tek njerëzit, pastaj pyeti: “Cili është medh’hebi i tij? Ç’gjë është medh’hebi i tij? Ata thanë: “Medh’hebi i tij është vetëm suneti.” Dhe e pyeti të dytin, i tha: “Kush janë të afërmit e tij?” Ata thanë: “Pasuesit e kaderit (Kaderijtë).” Ai tha: “Ai është Kaderij.”

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari