Bismilah...

Autor: Shejkh Abdur-Rahman el-Mu’alimij

Burimi: Raf’ul Ishtibah, 2/215

 

 

Është prej armiqësisë dhe lënies së drejtësisë, ta refuzosh fjalën e dijetarit pa argument,  për shkak se ti ke mendim të keq për të apo për shkak se shumë njerëz apo shumica e tyre, e kundërshtojnë atë dijetar dhe e akuzojnë se e ka kundërshtuar hakun në disa çështje. Po ashtu, kjo armiqësi kundër këtij dijetari, është armiqësi kundër hakut në të njëjtën kohë. Sepse ti e ke për detyrë t’i kërkosh atij fakte dhe argumente, në mënyrë që ta braktisësh atë. Po ashtu, kjo është armiqësi edhe ndaj vetes tënde, sepse ti je i padrejtë ndaj vetes tënde.

 

Me një fjalë: Nëse dijetarët kanë mospajtime, kërkuesi i hakut e ka detyrë që ta vendosë veten e tij në pozitën e gjykatësit duke e dëgjuar çdonjërin prej tyre dhe t’i dëgjojë argumentet e të dyja palëve, pastaj të gjykojë me drejtësi. Ashtu si gjykatësi, kur në prani të tij grinden i devotshmi dhe i prishuri, apo besimtari dhe pabesimtari, nuk i lejohet gjykatësit të gjykojë në favor të devotshmit apo në favor të besimtarit pa sjellë argument; nuk i lejohet që të mos e dëgjojë atë (të prishurin ose pabesimtarin) e të largohet nga armiku i tij; nuk i lejohet që të heq dorë nga gjykimi në favor të prishurit apo pabesimtarit kur t’i bëhet e qartë e vërteta.

 

Po kështu duhet të veprojë edhe ai që e kërkon të vërtetën në çështjet që ka mospajtime.

 

Ndoshta ke dëgjuar atë që është transmetuar nga prijësi i besimtarëve – Alij ibën Ebi Talib – radijAllahu ‘anhu – gjatë kohës së Halifatit të tij, kur një Jehudi u ankua te gjykatësi Shurejh dhe në dorë mbante një parzmore. Prijësi i besimtarëve, Aliju – radijAllahu ‘anhu – akuzoi se parzmorja ishte e tija. Jehudiu e mohoi këtë dhe prijësi i besimtarëve nuk kishte provë për këtë. Kështu, gjykatësi gjykoi në favor të Jehudiut. Kur Jehudiu e pa këtë që ndodhi, u bë Musliman dhe pranoi se parzmorja ishte e prijësit të besimtarëve. Kur prijësi i besimtarëve pa hyrjen e tij në Islam dhe pohimin se parzmorja s’ishte e tija, ia bëri dhuratë Jehudiut atë parzmore.

 

Kjo ngjarje është autentike në librat e hadithit dhe historisë. [1]

 

Fundnota:

[1] Shiko në “Sunen el-Bejhaki, Kitabu Adab el-Kaadij, Babu Insafi el-Khasimejni, 10/136

 

 

Përktheu: Jeton Shasivari