Bismilah...

 

 

Pyetje: Kur mund të themi për një person të zakonshëm se ai nuk është Selefij?

Përgjigje nga Shejkh Rabij' Ibn Hadij el-Medkhalij:

“Personi i zakonshëm nga mesi i rafidave, sufive apo nga njerëzit e hizbijes, nëse ai i pohon idetë e tyre dhe i ndjek ata, miqësohet me njerëzit vetëm për hatrin e tyre dhe u kundërvihet Selefijve, atëherë ai është prej tyre.

Por nëse ai nuk është aktiv (në ato që u përmendën më sipër) dhe është njeri që e pranon të Vërtetën, atëherë ai duhet këshilluar dhe duhet t’i mësohet Menhexhi Selefij. Nuk duhet nxituar në gjykimin e tij. Por nëse ai është i angazhuar me ata dhe i pranon idetë e tyre siç përmenda më parë, atëherë ai është prej tyre.

Nga ana tjetër, personi i zakonshëm i cili nuk e kupton se ku janë ata, ai që nuk shfaq armiqësi apo nuk mban ndonjë qëndrim kundër Menhexhit Selefij, me një person të tillë duhet të sillemi me durim, të mësohet dhe të këshillohet. Nuk duhet nxituar në gjykimin e tij.”

 

Përktheu Alban Malaj