Kjo është një ligjëratë e mbajtur nga dijetari i nderuar Rabij’ Ibn Hadi el-Medkhalij (hafidhahullah), në Xhaminë e Shejkh ‘Abdul-‘Azijz Ibn Bazit në Ta’if, më 3 Muharrem të vitit 1413 Hixhrij. Autori, i cili është njëkohësisht një nga nxënësat më të afërt të Shejkh Ibn Bazit – Allahu pastë mëshirë për të - diskuton rëndësinë dhe domosdoshmërinë e ndjekjes së metodologjisë së Selefëve. Njëkohësisht, ai paralajmëron kundër shkaqeve dhe faktorëve që kanë shkaktuar ndarje e përçarje midis Muslimanëve në kohën e sotme. Në fund të ligjëratës, Shejkh Ibn Bazi – Allahu pastë mëshirë për të – pasi vlerëson fjalët e dijetarit Rabij’ el-Medkhalij, ai bën komentet e tij për temën e trajtuar duke rikthesuar fjalët e parafolësit dhe jep disa këshilla të vyera. Lexuesi do të gjejë tek kjo broshurë një realitet krejt ndryshe nga ç’ka dëgjuar deri më sot. Ai do të shohë se rruga e dijetarit Rabij’ el-Medkhalij është në harmoni me rrugën e dijetarit të madh ‘Abdul-‘Azijz Ibn Baz, ndonëse shpifjet dhe gënjeshtrat e të devijuarve e kanë mjegulluar këtë realitet. . Suksesi vjen vetëm prej Allahut.

Përkthyesi: Alban Malaj