Shejkh Zejd el-Medkhalij
Një pyetës pyet dhe thotë se: “Cili është menhexhi i Selefëve në thirrjen (dauen) për tek Allahu?
Përgjigje nga Shejkh Zejd el-Medkhalij: Menhexhi i Selefëve në thirrjen për tek Allahu është sikur menhexhi i Pejgamberëve në thirrjen për tek Allahu. Së pari i thirrin njerëzit me sinqeritet, dije dhe sinqeritet si dhe mençuri në Daue. Me argumente nga Kurani dhe Suneti dhe në menhexhin e paraardhësve tanë të devotshëm. E jo në menhexhin e shumë grupeve të ndryshme dhe sekteve që egzistojnë në këtë kohë siç janë sekti i Ikhuanëve (ikhuani muslimin) apo sekti i Tebligëve (xhemati teblig) apo xhemati Xhihad apo xhemati Tekfir dhe Hixhra apo të ngjashme nga xhematet e ndryshme dhe ata janë sekte dhe nuk janë xhemat (që janë në hak).
Pra nuk lejohet të bësh Daue përmes metodologjisë dhe mënyrave të tyre. Që të jetë daueti i dobishëm dhe i suksesshëm dhe ai që bën daue do të fitojë begati nëse e ndjek dauetin e të Dërguarit fisnik (alejhi salatu ue selam).
Si dhe të ndjekë Khalifët e tij të drejtë dhe shokët e tij fisnikë si dhe Imamët e dijes. Duke thirrur përmes argumenteve nga Kurani dhe Suneti me kuptimin e paraardhësve tanë të devotshëm, pra ky është daueti i vërtetë.
Bazat dhe kriteret e tyre janë sinqeriteti, dija dhe mençuria.
Allahu e din më së miri.
Përktheu: Jeton Shasivari