Bismilah...

Shejkh Muhamed el-‘Uthejmin

Burimi: “Lika’at el-Bab el-Meftuh,” vëll. 32 fq. 13

 

Pyetje: Shejkh i nderuar, i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) thotë:

“Zotëria i shehidëve (dëshmorëve) është Hamza” e deri në fund të hadithit. Atëherë, cili është parimi i përdorimit të fjalës “shehid”: a përdoret ajo për atë që ka vdekur në betejë, apo për të devotshmin që është arrestuar dhe është burgosur dhe ka vdekur (në burg)? A emërtohet ai me fjalën “Shehid”?

Përgjigje nga Shejkh Uthejmin (rahimehullah):

Fjala shehid padyshim që është një fjalë e e dashur për shpirtrat.

وَالشُّهَدَاء عِندَ رَبِّهِمْ لَهُمْ أَجْرُهُمْ وَنُورُهُمْ

“Dhe dëshmorët do të kenë te Zoti i vet shpërblimin dhe dritën e tyre.” El-Hadid, 19

Porse nuk lejohet të dëshmojmë për një person të caktuar se ai është shehid, përveç se për atë që ka dëshmuar i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Nëse shohim një burrë që i lufton kufarët, atëherë s’ka dyshim se ne nuk themi që ky është Shehid, në qoftë se vritet. Por themi: shpresojmë që ai të jetë Shehid. Apo të themi në përgjithësi:

Çdokush që vritet në rrugë të Allahut është shehid.

 

Dhe kjo për shkak se shehidllëku bazohet mbi një çështje që nuk është e njohur për neve, bazohet tek nijeti i zemrës, kurse nijeti i zemrës është i panjohur. Dhe për ketë arsye Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë:

ما من مكلوم يكلم في سبيل الله والله أعلم بمن يكلم في سبيله

“Nuk ka ndonjë të plagosur i cili plagoset në rrugë të Allahut, ndërsa Allahu është më i Dituri për atë që është plagosur në rrugën e Tij.”

Dhe ky është kujdesi më i mirë. Ai (Pejgamberi) sikur thotë: Mos gjykoni mbi çdonjërin që vritet apo plagoset në rrugë të Allahut se ai (është vrarë apo plagosur) në rrugë të Allahut, ngase Allahu është më i Dituri se kush plagoset në rrugën e Tij. Kështu që, të mos bazohemi në pamjen e jashtme, domethënë, të mos dëshmojmë se ky është shehid, përse? Sepse mund të ketë në zemrën e tij diçka që ne nuk e dimë. Pra, njeri mund të luftojë për t’u shfaqur trimëri, apo të luftojë për partishmëri, për fanatizmin e përkatësisë së tij (fisnore, klanore...) që është partishmëria, dhe mund të luftoj që Fjala e Allahut të jetë më e larta, dhe kjo është në rrugë të Allahut. Por ama kjo bazohet tek nijeti.

Këndvështrimi i dytë:

Se ne nuk themi “filani është shehid” sepse nëse ne themi “filani është shehid”, kjo gjë obligon që ai është nga banorët e Xhennetit, sepse çdo shehid është nga banorët e Xhennetit, pa dyshim. Dhe, nuk lejohet të dëshmojmë për një person të caktuar se është nga banorët e Xhennetit, përveç se për atë që ka dëshmuar i Dërguari (sal-lallahu ‘alejhi ue sel-lem). E kuptove? Andaj, nëse ne nuk themi “ai është shehid”, ndërsa ai është shehid tek Allahu, a e dëmton atë (fakti që nuk e dëshmojmë shehidllëkun e tij)?

E nëse themi “ai është Shehid”, kurse ai nuk është shehid tek Allahu, a do t’i bëj dobi atij (dëshmia jonë)? Nuk do t’i bëj dobi. Pra, nëse çështja qëndron kështu, atëherë përse t’i lëshojmë gjuhët tona për një çështje që nuk e dimë? Porse ne themi: Ai që është vrarë në rrugë të Allahut është shehid, dhe ne shpresojmë që ky person që është vrarë në rrugë të Allahut të fitoj shehidllëkun.”

 

Video në AudioSelefi.org


Përktheu: Jeton Shasivari