Bismilah...

Autor: Shejkh Zejd Ibn Muhamed Ibn Hadij el-Medkhalij

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=120647

Pyetje: Dikush thotë se çështjet e Xherhit dhe Ta’dilit dhe Tahdhirit (paralajmërimit) kundër Kundërshtarëve janë çështje Khilafijeh (d.m.th. çështje ku ka mospajtim midis dijetarëve), njësoj si çështjet e Fik’hut.

Përgjigje: “Jo, ky kuptim nuk është i saktë. Xherhi dhe Ta’dili është shkencë prej shkencave të Sheriatit, dhe synimi i kësaj shkence është kullimi/pastrimi i transmetimeve që kanë ardhur nga Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), prej fjalëve, veprave dhe punëve të tij, dhe që të mos i mvishet të Dërguarit ndonjë fjalë të cilën ai nuk e ka thënë, apo ndonjë vepër të cilën ai nuk e ka bërë dhe as nuk e ka miratuar. Prandaj filloi etapa e Xherhit dhe Ta’dilit. Dhe kush është i drejtë, ajo që transmeton ai rreth Sunetit të pastër dhe sqarimit të dispozitave (el-Ahkam) pranohet.

Dhe kush është i kritikuar (mexhruh) me një xherh që godet akijden e tij ose karakterin e tij, ose ai është prej njerëzve të injorancës, atëherë prej tij nuk pranohet.

Kështu që, Xherhi dhe Ta’dili është mbrojtje dhe ruajtje e Shpalljes, që asgjë të mos i mvishet Allahut ose të Dërguarit të Tij (‘alejhis-salatu ues-selam), as edhe një gjë e cila nuk vërtetohet se është nga Allahu apo nga i Dërguari i Tij (‘alejhis-salatu ues-selam), dhe ai (Xherhi dhe Ta’dili) është një shkencë madhështore dhe e dobishme lavdi Allahut.

Kurse sa i përket kundërshtarëve të Ehli-Sunetit dhe Xhematit, atëherë këtë e kuptojnë Ulematë të cilët janë të rrënjosur në dije, ata pra e kuptojnë kundërshtimin dhe pajtueshmërinë. Dhe kush kundërshton Ehli-Sunetin në ndonjë gjë prej Akijdes së tyre, ose në ndonjë gjë prej normave të tyre, atëherë ata e bëjnë të qartë atë dhe paralajmërojnë kundër tij.

Ndërsa në lidhje me kundërshtimin në çështjet e Fik`hut, atëherë kjo trajtohet në mënyrë tjetër: midis Ulemave ndodh kundërshtim në degëzime (el-Furuë), në çështjet e diturisë dhe në çështjet e Fik`hut, në sajë të kapaciteteve të tyre në përftimin e dobive dhe dispozitave nga tekstet Sheriatike, në sajë të botëkuptimit të tyre. Edhe në këtë rast çështja shqyrtohet dhe nuk merret fjala e askujt përveç fjalës së atij që pajtohet me argumentin. Kurse ai që kundërshton, atëherë refuzohet kundërshtimi i tij; nëse është nga Ehli-Suneti, ai justifikohet dhe i sqarohet e vërteta. Dhe ky është menhexhi që njohim ne.”

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Alban Malaj