Bismilah...

Autor: Shejkh Muhamed bin Salih el-‘Uthejmin (rahimehullah)

http://www.ajurry.com/vb/attachment.php ... 1312391378

 

 

“Asgjë nuk merret nga një njeri i bidatit (sahibul-bid’ah), qoftë edhe ato gjëra që s’kanë të bëjnë me bidatin e tyre. Për shembull, nëse gjejmë një njeri që është bidatçi, porse ai është i mirë në gjuhën arabe, belagah (retorikë), nahuu (gramatikë) dhe sarf (morfologji), a do ulemi tek ai që të marrim dijen e tij apo do ta braktisim?

 

Ajo që është e qartë nga fjala e Shejkhut (Bekr Ebu Zejd) është se ne nuk ulemi tek ai pasi kjo do të ketë dy pasoja:

 

Pasoja e parë është se ai do të mashtrohet nga vetja e tij dhe do të mendojë se është në Hak (duke parë që njerëzit ulen tek ai për të marrë dije).

 

Pasoja e dytë është është se njerëzit do mashtrohen pas tij duke parë nxënësat e dijes që vijnë e mësojnë tek ai. Dhe njeriu i thjeshtë nuk bën dot dallim midis diturisë së gramatikës dhe diturisë së Akijdes. Prandaj ne mendojmë se nuk lejohet abdolutisht që të ulesh tek pasuesit e epsheve dhe bidateve, edhe nëqoftëse nuk gjeni ndonjë tjetër për të mësuar gjuhën arabe, belagah apo morfologji për shembull përveç tyre (bidatçijve). Kështu Allahu ka për t’i dhënë atij mirësi duke u larguar nga ata, sepse nëse ne shkojmë tek ata dhe i frekuentojmë, s’ka dyshim se ata domosdo që do të mashtrohen dhe bashkë me ta do të mashtrohen edhe njerëzit.”

 

Video në AudioSelefi.org

Përktheu Alban Malaj