Autor: Shejkh ‘Abdul-‘Azijz Ibën Baz
Burimi: http://www.binbaz.org.sa/mat/18161
Pyetje: Unë gjithmonë u kam bërë vizita njerëzve të mirësisë, ulemave dhe meshejkhave, mirëpo ndonjëherë u bëj vizitë njerëzve të bidatit dhe qëllimi im me këtë vizitë është që t’i thërras ata në rrugën e lumturisë dhe në rrugën e Sunetit. A ka gjynah te kjo gjë?
Përgjigje: Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirëshmit, Mëshirëplotit. Të gjitha lavdet janë për Allahun, lavdërimi dhe bekimi qoftë mbi të Dërguarin e Allahut, si dhe mbi Familjen e tij, mbi Shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që udhëzohen me udhëzimin e tij. E më tej:
Të bërit vizitë njerëzve të dijes dhe imanit që janë prej Ehli-Sunetit dhe Xhematit dhe të bërit vizitë vëllezërve për hir të Allahut, kjo është adhurim dhe bindje (për Allahun), ndërsa të bërit vizitë njerëzve të bidatit, nuk lejohet vizita tek ata për miqësi, për dashuri dhe për gjëra të ngjashme. Ama nëse ata i viziton studenti i dijes për t’i këshilluar ata, për t’i kujtuar e për t’i paralajmëruar nga bidati, për këtë ai falenderohet dhe shpërblehet, ngase kjo është prej aspektit të thirrjes tek Allahu, është në aspektin e urdhërimit për mire dhe ndalimit nga e keqja. Kështu që, nëse u bën vizitë atyre që kanë ndonjë gjë prej bidateve, nëse i viziton ata që t’i thërrasësh tek Allahu, që t’i këshillosh e t’i udhëzosh, atëherë t’i shpërblehesh dhe nuk duhet ta lësh këtë gjë, nëse ka dobi në të. Ama nëse ata këmbëngulin (në bidat) dhe nuk i përgjigjen (thirrjes tënde), atëherë braktisi ata.
Përktheu: Alban Malaj