Bismilah...

Autor: Rabij Ibën Hadij Umejr el-Medkhalij

Burimi: Mexhalis Tedhkirijjeh fij Tefsiir Ajaat Kur`anijjeh, fq.78

 

Ne jetojmë prej kohësh me disa njerëz që mbajnë të veshur gunën e Selefizmit, mirëpo ata janë më gënjeshtarë e më të poshtër sesa bidatçijtë - Allahu na ruajttë! Ata bien në gënjeshtra, nga të cilat turpërohen edhe Çifutët dhe të Krishterët! Ata kanë një gjë të ngjashme me murrtedët, të cilët e mësuan hakun e pastaj e hodhën poshtë dhe i luftuan njerëzit e hakut. Kam frikë se ndonjëri prej tyre mund të bjerë në rrideh (dalje nga Islami) - Allahu na ruajttë - sepse ai e mësoi hakun por pastaj e luftoi dhe e urrejti atë - Allahu na ruajttë - si dhe i urrejti njerëzit e hakut dhe i luftoi. Kjo po ndodh tani tek disa njerëz, të cilët i ngrejnë lart zërat e tyre kinse ata janë prej Selefëve, mirëpo ata janë më të këqij se Khalefët (kundërshtarët e Selefëve) dhe kanë moral më të poshtër, prandaj ruhuni nga ky lloj njerëzish dhe paralajmëroni kundër tyre.

 

Përktheu: Alban Malaj