Bismilah...

Autor: Shejkh Hamud bin Abdullah et-Tuejxhrij

Burimi: Mexhmu’u Muel-lefati ue Resaiili el-‘Alameti Hamud et-Tuejxhrij, Mexhmu’atu el-Uula, fq. 460.

 

 

Kurse pyetja që parashtrohet për atë i cili i arsyeton mendimet e kota (batil) që u përmendën më parë dhe thotë: “Këto mendime nuk e kundërshtojnë Akiden dhe nuk e cënojnë atë, porse janë qëndrime të ndryshme, dhe qëndrimet nuk hyjnë në Akideh.”

 

Përgjigja për këtë, është që të thuhet:

 

Arsyetimi i mendimeve të kota dhe mbrojtja e tyre, është argument se ti pajtohesh me to, dhe ai që pajtohet me veprën e një populli, është i ngjashëm me ta. Ai që i arsyeton mendimet e kota, nuk kalon përtej njërit nga këto dy raste:

1 – Ose ka dituri për kotësinë e atyre mendimeve, megjithatë ai u del në mbrojte atyre, dhe për këto mendime, gjen kuptime të dyfishta e të sajuara. Ky njeri llogaritet si njerëzit e të kotës (ehlul-batil) dhe trajtohet ashtu siç trajtohen ata, duke u ndarë prej tij, derisa ai të kthehet nga mbrojtja e atyre mendimeve të kota.

2 – Ose është i paditur se ato mendime janë të kota, kështu që ky duhet të mësohet. Nëse ai ngul këmbë pasi që mësohet se ato mendime janë të kota, ai llogaritet njëjtë sikur ata njerëz që i kanë ato mendime dhe trajtohet ashtu siç trajtohen ata, e që është ndarja nga ata dhe braktisja e tyre.

 

 

Përktheu: Jeton Shasivari