Autor: Muhamed ibën Salih el-Uthejmin (1421 h)
Burimi: Et-Talik ‘ala Meuadië min Sherhi Akideti et-Tahauijeh, fq. 48-49
Për këtë arsye, e kemi detyrë që ta mbrojmë Sheriatin që të mos futen në radhët e tij, njerëzit e devijimit ose bidateve. Mos u trego i shkujdesur në këtë çështje. Ngaqë ka njerëz që infiltrohen në radhët e besimtarëve në mënyrë që ta prishin fenë. Munafikët – siç e dimë të gjithë – këtë punë kanë...
Andaj, unë them: ndodh që të futet në radhët e Ehli Sunnetit ai i cili synon që ta prishë Akiden e Ehli Sunnetit, sidomos nëse ai ka oratori dhe aftësi për të polemizuar. Ky është i rrezikshëm. Siç ka ardhur në hadith:
إِنَّ مِنَ الْبَيَانِ لَسِحْرًا
“S’ka dyshim se një pjesë e oratorisë është magji.” [Buhariu 5146]
Nuk ua kanë prishur besimin njerëzve përveç se, infiltrimi i këtyre në mesin e tyre. Shembull kemi Abdullah ibën Sebe, i cili themeloi medh’hebin e Rafidijve kurse ai ishte Jehudi (çifut) me fe. Kështu, ai hyri në Islam duke u shfaqur si Musliman porse ishte munafik në realitet. Ai pa se rruga më e shkurtër me të cilën njerëzit largohen nga feja Allahut është metoda e shfrytëzimit të emocioneve. Pra, Muslimani ka ndjenja dhe emocione të forta. Kur Abdullah ibën Sebe pa se njeriu më fisnik në sytë e Muslimanëve është i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe familja e tij; familja e tij është familja më e mirë dhe ai është krijesa më e mirë (alejhi salatu ue selam), me këtë rast, ai filloi t’i dalë në mbrojtje familjes së të Dërguarit dhe të përhapë te njerëzit pikëllimin dhe dhimbjen për atë që u ndodhi atyre, saqë vajti deri në atë pikë duke i thënë Alij ibën Ebi Talibit (radijAllahu ‘anhu): “Ti je Allahu.”
Përktheu: Jeton Shasivari