Bismilah...

Autor: Salih bin Feuzan el-Feuzan

 

Nëse e shikon dikë se i lavdëron njerëzit e sherrit dhe dijetarët e devijuar, dije se ai është fasik (i degjeneruar), i prishur dhe i devijuar! Sepse ai nuk i lavdëron ata për gjë tjetër, përveç se i do ata dhe e konsideron të drejtë rrugën e tyre! Nëse e shikon dikë se e lavdëron Ehli Sunetin (pasuesit e Sunnetit), lavdëron Imam Ahmedin, Ibnul Mubarek-un, dijetarët, Tabi'inët dhe ata që kanë pasuar rrugën e tyre (Etb’au Tabi’in-ët), atëherë dije se ai është njeri i khajrit. Sepse ai nuk i lavdëron pasuesit e sunetit për diçka tjetër, përveç se për dashurinë që ka për sunetin dhe kapjen pas sunetit!

Kjo na jep mësim neve se disa vëllezër apo disa nxënës dije, i lavdërojnë disa bidatçinj apo disa pasues të devijimit dhe mendimet e devijuara. Nuk i shikojnë mendimet dhe devijimet e tyre. Ky është rrezik i madh! Pre e këtyre rreziqeve bien edhe njerëzit e khajrit; pështjellohen njerëzit e khajrit, sepse dëgjojnë prej këtyre (nxënësve të devijuar) që flasin keq për ata (Ehli Sunetin) dhe këta njerëz të khajrit u besojnë atyre. Pra, ky është rrezik shumë i madh!

Nëse flet keq për njerëzit e khajrit, njerëzit e dijes, pasuesit e sunetit, dhe nga ana tjetër, i lavdëron mendimet e devijuara dhe drejtimet e devijuara, atëherë ky është rrezik shumë i madh! Edhe nëse ky që i lavdëron ata, nuk ulet tek ata për të mësuar, por vetëm i lavdëron me fjalë! Kjo është një nga gjërat që neve na bën që të kemi shumë kujdes, sepse në këtë gjë kanë rënë shumë njerëz në ditët e sotme!

 

Video në AudioSelefi.org

 

Përktheu: Servet Mata