Bismilah...

Shejkh Rabij’ Ibn Hadi el-Medkhalij

Burimi: http://www.rabee.net/show_book.aspx?pid=3&bid=264&gid


 

 

Shejkh Rabij’ Ibn Hadi el-Medkhalij hafidhahullah ka thënë:

“Vërtetë, jemi sprovuar këto ditë nga ata të cilët akuzojnë Selefitë e vërtetë për ekstremista, të ashpër në Xherh dhe Tadil dhe në fusha të tjera, dhe ky njeri lufton kundër Selefive me një luftë të ashpër, ndërsa nga ana tjetër bën paqe me njerëzit e bidateve dhe epsheve, si dhe u jep atyre lëvdata dhe tezkije me shumicë. Tek ky njeri bashkohet zbutja (et-temjii’) për njerëzit e bidatit dhe ekstremizmi shkatërrimtar në luftimin e njerëzve të Sunetit dhe Hakut.


Ne u themi atyre: merreni me avash, ngase ju jeni prej atyre që s’e njohin Menhexhin e Selefëve dhe as nuk kënaqen me të, që merakosen për dynjanë dhe që t’u bëjnë qejfin njerëzve të dynjasë, kurse nga ana tjetër nuk u intereson shumë Kënaqësia e Allahut dhe Zemërimi i Tij (!), dhe as nuk u intereson kundërshtimi që u bëhet Selefëve dhe kuptimit të tyre (!). Përkundrazi, kënaqësia dhe zemërimi i tij janë në përputhje me epshin e tij dhe në pajtim me pasanikët dhe njerëzit e dynjasë (!) dhe kjo dihet dhe është e prekshme, sado të fshihen, sado të mashtrojnë e sado t’u bëjnë llustra veteve të tyre me fjalë pompoze, të cilat i merr era.”




Përktheu: Alban Malaj